Home / Sport / Cana krahasohet me Riberyn

Cana krahasohet me Riberyn

Një prej të përditshmeve më të mëdha në Turqi, “Sabah”, u lëshua në një sulm ndaj Galatasarayt, për marrëveshjen që solli Muslerën në Stamboll, pasi gjigantët turq paguan në këmbim tre milion euro dhe mesfushorin e kombëtares shqiptare.

“Nuk është hera e parë që drejtuesit e Galatasarayt bëjnë marrëveshje të rëndësishme nga të cilat dalin të humbur. Ajo e Canës është e fundit në rradhë. I sjellë në ekip me bujë, ai ikën nën kosto, për të sjellë në skuadër një lojtar që ka një vlerë inferiore. Disa vite më parë, drejtuesit e këtij klubi ishin të bindur që sikur mesfushori shqiptar, mesfushori francez Ribery nuk ishte ndonjë lojtar i madh”.

Ironia therëse vazhdon me fakte konkrete nga “Sabah”: “Ribery, Elano, Jardel, Misimoviç, Lincoln e shumë të tjerë janë blerë me shumë kosto, për t’u shitur më pas fare lirë. Një klub me projekte nuk vepron kështu”

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *