Home / Lajme / Maqedoni / Dasmat nuk njohin krizë

Dasmat nuk njohin krizë

20 korrik-Nga një kalkulim i harxhimeve për të gjitha dasmat e planifikuara për këtë vit në rajonin e Gostivarit, rezulton se dasmat për vetëm dy muaj do të kenë kosto financiare për më tepër se 9 milion e 800 mijë euro, pa llogaritur këto vendbanimet më të mëdha përreth qytetit të Gostivarit, siç janë Çegrani, Debreshi dhe Gradeci, fshatra këto që posedojnë restorantet e veta

Ashtu si dhe viteve të kaluara, sezoni i dasmave në Gostivar tanimë ka filluar. Nga informatat e marra nga objektet hoteliere për organizimet e tilla familjare, rezulton që deri tani janë rezervuar mbi 600 dasma. Sezoni veror i dasmave në Gostivar dhe rrethinë fillon nga korriku dhe zgjat deri në mbarim të gushtit, por për shkak të muajt të Ramazanit, këtë vit do të dasmat pritet të përfundojnë me fillimin e agjërimit. Në restorantet dhe sallonet e dasmave, mesatarisht bëhen rreth 80 dasma për një sezon dhe kapaciteti mesatar i sallave të tyre është nga 350 deri 500 persona.
“Në objektin tim, për gjithë sezonin i kam të rezervuara afër 110 dasma. Ky është kapaciteti që mund të mbërri me sallonet që disponoj”, tha njëri prej pronarëve të restoranteve të Gostivarit. Dasmorët në përgjithësi, vetëm për shërbimet hoteliere do të paguajnë afër 2 milionë euro. Për secilën dasmë, vetëm në restorante dasmorët do të duhet të paguajnë nga 2 deri 6 mijë euro, varësisht nga numri i dasmorëve, restoranti dhe menyja. Krahas këtyre harxhimeve, vetëm për stolitë e arit dhe për veshmbathje, mesatarja e harxhimeve përllogaritet diku deri më 7 mijë euro, varësisht nga mundësitë dhe xhepi. Nga informatat e marra nëpër dyqanet e arit, mësohet se mesatarja e harxhimeve nga qytetarët që bëjnë dasma gjatë këtij sezoni është nga 3.500 deri në 10 mijë euro për stoli ari. Nga atje thonë se zakonisht, për nusen e re blihen minimum një komplet, pastaj qafore prej më të shtrenjtave, 5 deri 10 hallka si dhe shumë stoli të tjera nga ari. Çmimi i dyfishuar i arit kohëve të fundit nuk është pengesë që shitja të zbehet.
Për lustrim, nëse në 600 dasmat e evidentuara nëpër objekte hoteliere, llogaritet mesatarja e që një dasmorë për nusen e re do të blinte ari me vlerë rreth prej 3.500 eurosh, shpenzimi i përgjithshëm i dasmorëve vetëm për stoli duhet të jetë mbi 2.300 milionë euro. “Tek ne, shumica e blerësve tanë porosisin stoli ari prej 3.500 deri 7.000 euro. Vetëm dy raste kemi pasur gjatë kësaj sezone, që shuma e stolive ka kaluar madje mbi 12 mijë euro”, njoftoi pronari i një argjendarie. Në harxhimet e dasmës, po ashtu hyjnë edhe harxhimet për veshmbathje. Nga pronarët e shitoreve për veshmbathje mësohet se harxhimet e një dasmori për këtë dedikim rrotullohen në deri në 5500 euro. Gjithnjë duke pasur si bazë numrin 600 të dasmave të evidentuara, edhe në këtë rast vlera e përgjithshme e derdhjes së mjeteve rezulton rreth 3.5 milionë euro. Siç thonë pronarët e dyqaneve për veshmbathje, dasmorët minimum për nusen e re blejnë nga rreth 10 komplete kostumesh, minimum 5 palë këpucë, pastaj fustani i nusërisë dhe të pakapërcyeshme janë fustanet dhe veshmbathjet për anëtarët tjerë të familjes së nuses.
Këtu hyjnë edhe harxhimet për dhëndrin dhe shumë harxhime të tjera. Dasmat në Gostivar kanë harxhime edhe të muzikës edhe harxhime të tjera, të cilat për një dasmë llogariten të mbërrijnë madje deri 3.500 euro. Nga një kalkulim i harxhimeve, për të gjitha dasmat e planifikuara për këtë vit në rajonin e Gostivarit, rezulton se dasmat e këtij viti do të kenë kosto financiare për më tepër se 9.800 milionë euro, pa llogaritur këto vendbanimet më të mëdha përreth qytetit të Gostivarit, siç janë Çegrani, Debreshi dhe Gradeci, të cilat fshatra posedojnë restorantet e veta.

Policia: Duart larg nga armët
Afrimi i sezonit të dasmave, e njohur ndryshe si periudha e krismave të shumta nëpër gazmendet familjare, ka çuar në apelin e policisë drejtuar qytetarëve për tu përmbajtur nga përdorimi i armëve të zjarrit në raste të tilla familjare. Policia e Gostivarit njofton për fillimin e aksionit për ndalimin e të shtënave nëpër gazmende familjare dhe konfiskimin e armëve. Nga atje apelojnë deri te qytetarët që të përmbahen nga gjuajtja me armë ose me lloje tjera të tyre, që si zakonisht janë të pranishme në ahengjet familjare.
“Gjuajtja është në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike dhe dënimi për këtë shkelje sillet prej 200 deri në 500 euro. Përskaj kësaj, gjuajta mund të trajtohet edhe si vepër penale, varësisht nga rrethanat dhe pasojat, për të cilën parashihet dënimi me burgim deri në 5 vjet, bazuar në nenin 288 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë”, potencon zëdhënësi i policisë rajonale, Marjan Josifoski, i cili shton se në rastet kur të përdoret arma do të reagohet, sepse ka ndodhur shpesh ku nga plumbat bredhës kanë humbur jetën persona të ndryshëm, si dhe janë shkaktuar dëme materiale. Përdorimin e armëve të zjarrit nëpër ahengje e kundërshtojnë edhe qytetarët. Ata thonë se është shumë e rrezikshme mbajta e armëve në përgjithësi.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *