Home / Lajme / Maqedoni / Degët në konsulta, listat drejt fundit

Degët në konsulta, listat drejt fundit

23 korrik-Kryesia e partisë është në pritje të propozimeve që do të vijnë nga baza për të konfirmuar emrat e kuadrove të rinj që do të ulen në pozicionet e ndryshme të ekzekutivit. Deri tani, jozyrtarisht pas kandidaturave të lakuara si të sigurta, Nazif Bushi – drejtor i Fluturimeve, Rafiz Aliti – Postat e Maqedonisë, po ashtu përfliten si kandidatura potenciale të listave edhe Bekim Neziri si drejtor i Fondit Pensional Invalidor, ndërsa në Qendrën për menaxhim me kriza, zëvendësdrejtori aktual Zulfli Adili, do të emërohet drejtor. Pa poste nuk do të mbeten edhe Ejup Rustemi, Orhan Ramadani dhe Besir Deari

“Beteja” e emrave që do të përfaqësojnë Bashkimin Demokratik për Integrim në postet drejtuese në disa ministri, drejtori dhe agjenci është zhvendosur në degët e saj në rrethe, ku mësohet se listat që do t’i dërgohen partisë thuajse janë gati. Kryesia e partisë është në pritje të propozimeve që do të vijnë nga baza për të konfirmuar emrat e kuadrove të rinj që do të ulen në pozicionet e ndryshme të ekzekutivit.

Deri tani, jozyrtarisht pas kandidaturave të lakuara si të sigurta, Nazif Bushi si drejtor i Fluturimeve, Rafiz Aliti tek “Postat e Maqedonisë”, po ashtu përfliten si kandidatura potenciale të listave edhe Bekim Neziri që do të jetë drejtor i Fondit Pensional Invalidor, ndërsa në Qendrën për menaxhim me kriza, zëvendësdrejtori aktual Zulfli Adili, do të emërohet drejtor. Sa i takon drejtorive, si ajo e “Rrugëve të Maqedonisë” dhe “Policisë Pyjore”, nuk flitet me emra konkrete, por bëhet me dije se në këto poste, do të ulen kuadro nga Kumanova dhe Shkupi. Po ashtu, bëhet me dije se në poste drejtuese do të ulen kuadro si Ejup Rustemi, Orhan Ramadani dhe Besir Deari. Për ministrin aktual të Shëndetësisë, Bujar Osmani, emri i të cilit nuk u përzgjodh në asnjë prej posteve të deritanishme të bëra publike, ka gjasa që të zëvendësojë Ermira Mehmeti-Devajën në pozicionin që e mban prej vitesh në BDI – atë të zëdhënësit.

Pas mbledhjes së ditëve të fundit të Kryesisë, ende nuk dihet se kur do të rimblidhen sërish, gjithçka varet nga emrat që do të vijnë prej bazës dhe kur do të jenë ata gati për të prezantuar kandidaturat e tyre. Burime konfidenciale të partisë bëjnë me dije se për momentin, shqyrtimi i emrave po ndodh në degët e saj të cilëve iu janë dhënë kompetencat për të vendosur për kuadrot që do t’i përfaqësojnë.

Ato thonë se ende ka kohë për emërimet e reja dhe kjo është një prej arsyeve që BDI nuk nxiton në publikimin e tyre. Përveç eshalonit të parë dhe tre posteve të zëvendësministrave, nuk dihet se cilët do të jenë kuadrot që do të pozicionohen nëpër drejtoritë dhe agjencitë, nëse do të qarkullojnë kuadrot ekzistues apo do të rifreskohen me emra të rinj, të cilët nuk kanë qenë pjesë në mandatin e kaluar qeverisës të BDI-së.

Vendet e katër sekretarëve shtetëror mbeten vakant, ashtu si edhe i zëvendësministrit të financave, për të cilin ende nuk është vendosur se kush do të jetë, përveç se do të vijë nga Njësia zgjedhore numër 5.

Gjithsej BDI ka marrë 32 drejtori ku si më kryesoret përmenden ajo për Menaxhim me objektet afariste, Pronën e konfiskuar, Hekurudhat, Agjencia e investimeve të huaja, Policia Financiare, Qendra e menaxhimit të Krizave e të tjera. Ndërsa sa i takon posteve të tjera, BDI siguroi dy poste zëvendësministrash, 5 ministra, 4 zëvendësministra dhe 5 sekretarë shtetërorë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *