Home / Lajme / Maqedoni / Deputetët miratuan ligjin për gjuhën shqipe

Deputetët miratuan ligjin për gjuhën shqipe

16 korrik-Flamuri i bashkësive etnike do të përdoret gjatë vizitave zyrtare të përfaqësuesve të lartë të bashkësisë ndërkombëtare dhe gjatë ditëve të mbajtjes së manifestimeve të karakterit lokal dhe ndërkombëtar

Pas debatit disa ditor në Kuvend, mbrëmë deputetët miratuan me 58 vota ‘pro’ dhe 27 ‘kundër’ propozim/ndryshimin e ligjit për përdorimin e gjuhës që flasin të paktën 20% e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë. Me këtë propozim/ndryshim, që është arritur në kudër të marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re BDI-VMRO DPMNE parashikohet që krahas deputetëve, në seancat plenare dhe komisioneve parlamentare, në gjuhën e tyre amtare të mund të flasin edhe ministrat dhe funksionarët e tjerë që zgjidhen në Kuvend. Krye/parlamentari Veljanovski për të Hënën caktoi vazhdimin e seancën plenare në të cilën pritet të miratohet edhe ndryshimi i ligjit për përdorimin e flamujve të bashkësive etnike në Maqedoni, propozim ky që vjen nga deputetët e BDI-së dhe që gjithashtu është pjesë e marrëveshjes mes Ahmetit dhe Gruevskit. Ndryshimet e ligjit për përdorimin e flamujve parashikojnë që pushtetet lokale në të cilat mbi 50 % e popullatës janë pjesë e bashkësive etnike, të mund të përdorin flamurin e tyre, bashkë me atë shtetëror në objekte të karakterit lokal dhe publik. Pushteti lokal duhet të vendosë për datat ose evenimentet kur do të përdoret flamuri i bashkësive etnike. Me këto ndryshime parashikohet gjithashtu që flamuri shtetëror të jetë 1/3 më i madh se flamujt e tjerë. Flamuri i bashkësive etnike do të përdoret gjatë vizitave zyrtare të përfaqësuesve të lartë të bashkësisë ndërkombëtare dhe gjatë ditëve të mbajtjes së manifestimeve të karakterit lokal dhe ndërkombëtar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *