Home / Lajme / Maqedoni / Deri tani janë parashtruar 41 mijë kërkesa për legalizim të ndërtimeve pa leje, Janakieski apelon që të mos pritet afati i fundit

Deri tani janë parashtruar 41 mijë kërkesa për legalizim të ndërtimeve pa leje, Janakieski apelon që të mos pritet afati i fundit

Shkup, 1 korrik 2011 -umër më të madh të kërkesave janë parashtruar në komunat e Shkupit, Aerodrom – 4.200, Gazi Babë – 3.750 dhe Kisella Vodë – 3.092 kërkesa, ndërsa më shumë se 1.000 janë parashtruar në komunat Çair, Butel dhe Karposh. Në komunat jashtë Shkupit, më shumë kërkesa janë zbatuar në komunat Kumanovë, Ohër, Manastir dhe Tetovë.

Gjithsej 40.758 kërkesa për legalizimin e ndërtimeve pa leje janë parashtruar, ndërsa 1.865 janë zgjidhur nga hyrja në fuqi e Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara në mënyrë jo të rregullt përfundimisht me ditën e djeshme.

Numër më të madh të kërkesave janë parashtruar në komunat e Shkupit, Aerodrom – 4.200, Gazi Babë – 3.750 dhe Kisella Vodë – 3.092 kërkesa, ndërsa më shumë se 1.000 janë parashtruar në komunat Çair, Butel dhe Karposh. Në komunat jashtë Shkupit, më shumë kërkesa janë zbatuar në komunat Kumanovë, Ohër, Manastir dhe Tetovë.

Më shumë lëndë janë përfunduar në Prilep ku tashmë janë lëshuar 160 vendime, në Gjevgjeli 140, në Koçan 130 dhe në Kisella Vodë 128 vendime.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski sot në konferencën për shtyp u bëri thirrje qytetarëve dhe firmave që të mos e presin ditën e fundit për parashtrim të dokumenteve dhe të shtrojnë kërkesë për legalizim, edhe pse nuk i kanë siguruar të gjitha dokumentet e nevojshme.

“Nëse me kërkesat nuk parashtrohen dokumentet e nevojshme, respektivisht ndonjë dokument mungon, i njëjti mund të parashtrohet në mënyrë plotësuese në periudhën e validititetit të këtij ligji prej 6 vjetëve, pas çka procedura për legalizim do të vazhdojë dhe gjatë vendim-marrjes do të merren parasysh të gjitha dokumentet e parashtruara. Në Republikën e Maqedonisë ka një fenomen ku edhe gjatë privatizimit të tokës ndërtimore, numër më të madh të aplikimeve kishte në dhjetë ditët e fundit, ndërsa e njëjta ndodhi edhe gjatë blerjes së banesave shoqërore. Për këtë u bëjmë thirrje qytetarëve të parashtrojnë kërkesë edhe pse nuk i kanë dokumentet e nevojshme dhe të mos i presin 10-të ditët e fundit, sepse është fakt se ka mbi 300 mijë ndërtime pa leje, ndërsa firmat gjeodete nuk munden në përgatisin kaq shumë elaborate, por nevojitet që qytetarët të parashtrojnë kërkesë dhe ta ruajnë afatin”, tha Janakieski.

Ai shtoi se pas skadimit të afatit ligjor, respektivisht pas shtatorit nuk do të mund të legalizohen objektet dhe për ato do të veprohet konform ligjit.

Nga Ministria e Transportit të Lidhjeve është dërguar edhe kërkesë deri te BNJVL që në periudhën e ardhshme të angazhojnë numër shtesë të të punësuarve që të pranohen numër më i madh i aplikimeve.

Për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje nevojiten tre dokumente – vërtetim për shtetësi ose kopje e letërnjoftimit, dëshmi për kyçje në infrastrukturën komunale dhe elaborat të gjeodezisë. Me qëllim të zvogëlimit të të dhënave të qytetarëve është marrë vendim për ulje të çmimit të nevojshëm për përgatitje të elaborateve gjeodete, ndërsa kompensimi për legalizim i ndërtimeve pa leje arrin 1 euro për metër katror. (U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *