Home / Lajme / Maqedoni / Dhuna në familje në rritje

Dhuna në familje në rritje

8 korrik-“Në vitin 2007 numri i përgjithshëm i viktimave ka qenë 768, në vitin 2008 ka pasur 741 viktima, ndërsa në vitin 2009 ky numër është rritur në 858 viktima të dhunës familjare. Të dhënat po ashtu tregojnë se në periudhën e përmendur më i madh është numri i viktimave të moshuar, ndërsa më i vogël i fëmijëve, me ç’rast shumë më i madh është numri i grave viktima të dhunës familjare edhe të fëmijët edhe te të moshuarit”, thuhet në informatën e Zyrës së Avokatit të Popullit.

Në Maqedoni gratë më së shpeshti janë viktima të dhunës familjare.

Ato janë diskriminuar dhe u lëndohet e drejta e tyre themelore e jetesës, liria, dinjiteti dhe siguria, thuhet në infromatën nga hulumtimi për përfaqësimin e gjinive dhe për situatën me dhunën familjare, të zbatuar nga Zyra e Avokatit të Popullit.

“Viktima gjithnjë e më të shpeshta të dhunës familjare janë fëmijët, mes të cilëve shumë më shpesh janë fëmijët vajza. Të dhënat po ashtu tregojnë se gratë gjenden në pozitë shumë më të pavolitshme se burrat”, qëndron në informatën.

Në të thuhet se gjithnjë e më tepër po shpeshtohet dhe denoncohet dhuna familjare edhe mbi burrat, ndërsa rritet edhe numri i grave kryerëse të dhunës familjare.

Avokati i Popullit Ixhet Memeti në informatën rekomandon për zvogëlimin dhe eliminimin e dukurive të dhunës familjare.

Në rekomandimet, ai mes tjerash, potencon që të zbatohen fushata ose të ndërmerren masa tjera për ngritjen e vetëdijes publike lidhur me rëndësinë e barazisë gjinore dhe të krijohen kushte për aftësimin dhe inkurajimin e grave që të luftojnë për realizimin e këtyre qëllimeve, e posaçërisht të ngritet vetëdija publike se dhuna familjare është e ndaluar dhe të inkurajohen gratë që ta denoncojnë dhunën, ndërsa organet kompetente të ndërmarrin masa të shpejta dhe efikase për mbrojtjen e viktimave dhe masa kundër kryerësve të dhunës familjare.

Për konfirmimin e gjendjes se cila nga gjinitë është më shpesh viktimë e dhunës familjare, e kush është kryerës i dhunës familjare, avokati i popullit nga të gjitha qendat për punë sociale ka kërkuar të dhëna për vitin 2007, 2008 dhe 2009, për numrin e viktimave të evidentuara të dhunës familjare, si dhe për numrin e kryerësve të këtij lloji të dhunës. Me këtë rast janë kërkuar të dhëna edhe për numrin e fëmijëve të evidentuar viktima të dhunës familjare, viktima të evidentuar të moshuar dhe si qëndron gjendja sipas gjinive.

Nga të dhënat e marra, siç qëndron në informatën, mund të konstatohet se numri i personave të cilët kanë denoncuar dhunë familjare në qendrat për punë sociale po rritet.

“Në vitin 2007 numri i përgjithshëm i viktimave ka qenë 768, në vitin 2008 ka pasur 741 viktima, ndërsa në vitin 2009 ky numër është rritur në 858 viktima të dhunës familjare. Të dhënat po ashtu tregojnë se në periudhën e përmendur më i madh është numri i viktimave të moshuar, ndërsa më i vogël i fëmijëve, me ç’rast shumë më i madh është numri i grave viktima të dhunës familjare edhe të fëmijët edhe te të moshuarit”, thuhet në informatën e Zyrës së Avokatit të Popullit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *