Home / Lajme / Maqedoni / Duhet zgjidhje për emrin

Duhet zgjidhje për emrin

15 korrik-
Në arsyetimin para Komisionit për punë të jashtme të Kongresit, Uoler tha se në qoftë se konfirmohet në funksionin ambasador do të bëjë thirrje për kuptueshmëri nga të dyja palët për pranim të zgjidhjes së pranueshme reciproke për emrin – problem, i cili është pengesë në rrugën që Maqedonia të hyjë në BE dhe NATO

Promovimi i interesave amerikane, por edhe mbështetja për autoritetet e Maqedonisë për rritjen ekonomike dhe çrrënjosjen e korrupsionit në vend. Këto janë drejtimet që i prezantoi Pol Uolers, kandidati për ambasador të ri amerikan në Maqedoni, në prezantimin para Komisionit për punë të jashtme të Kongresit të enjten me rastin e nominimit të tij për këtë funksion.
Ai tha se në qoftë se konfirmohet në këtë funksion do të bëjë thirrje për kuptueshmëri nga të dyja palët për pranim të zgjidhjes së pranueshme reciproke për emrin – problem, i cili është pengesë në rrugën që Maqedonia të hyjë në BE dhe NATO.
Uolers theksoi se Maqedonia u dëshmua në planin rajonal dhe global sepse në mënyrë aktive merr pjesë në paqen ndërkombëtare, ndërsa ushtarët e saj ishin pjesë e forcave të koalicionit në Afganistan dhe Irak.
“Maqedonia ishte një prej kontribuesve më të mëdhenj për kokë banori në misionin ndërkombëtar të ISAF-it në Afganistan. Pjesëmarrja në stabilitetin global dhe rajon i reflekton vlerat e përbashkëta dhe partneritetin e fuqishëm me Maqedoninë”, tha Uolers. Në pyetjen e senatorit demokrat nga Nju-Xhersi, Robert Menendez, ta vlerësojë vendosjen e përmendores Aleksandri i madh në sheshin e Shkupit, Uolers theksoi se kjo është çështje e cila e tejkalon emrin dhe bëhet fjalë për identitetin.
“SHBA-ja deri tani ka punuar, ndërsa nëse konfirmohem në këtë funksion edhe unë do të punojë me autoritetet e Maqedonisë dhe të Athinës, përmes Ambasadës së atjeshme, t’u ndihmojmë të dyja palëve për përparim në këtë çështje, të krijohet ndjenja për arritje të kompromisit, respektimit të ndërsjellë të historisë, traditës”, theksoi Uolers.
Ai përkujtoi në zgjedhjet demokratike të realizuara me sukses në Maqedoni më 5 qershor, por shfaqi shqetësim se edhe më tej ka probleme në sferën e qeverisjes së të drejtës, pavarësisë së gjyqësisë dhe mediat e lira dhe të pavarura.
Uolers vjen nga vendi zëvendës-sekretar ekzekutiv shtetëror në Departamentin e Shtetit, ndërsa ka qenë edhe drejtor i Zyrës për çështje kaukaze dhe konflikte rajonale. Ai ka përvojë të drejtpërdrejt nga Maqedonia, ku nga viti 2004 deri në vitin 2007 ka qenë zëvendës-shef i misionit të Ambasadës së SHBA-së në Shkup. Ka qenë edhe në pozicione diplomatike në Bukuresht, Moskë dhe Nikozi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *