Home / Lajme / Maqedoni / Ekonomia, dy dekada në fokus

Ekonomia, dy dekada në fokus

31 korrik-Përbërja e Qeverisë së tanishme konsiderohet si e ekzagjeruar në numër, krahasuar me ato të vendeve fqinje, por edhe të shteteve të tjera evropiane, me gjithsej 23 poste ministrore, ku shtatë prej tyre janë pa portofol. Rekordi i takon ekonomisë dhe financave ku përqendrimi i këtyre posteve është më i madh, gjë që tregon edhe orientimin e katër viteve të ardhshme të politikave qeverisëse

Përbërjet e kabineteve qeveritare që prej Qeverisë së parë të vitit 1991 nuk kanë ndërruar shumë si në emërtesa, ashtu edhe në numra, edhe pse përgjatë 20 viteve, çdo përbërje ka shtuar dhe hequr dikastere, ose ka shkrirë disa të tjerë, duke e rritur ose zvogëluar numrin e anëtarëve të kabinetit. Orientimi i politikave qeverisëse ka qenë kryesisht i njëjtë, ekonomia, rendi dhe siguria kanë qenë sektorët ku janë përqendruar.

Përbërja e Qeverisë së tanishme konsiderohet si e ekzagjeruar në numër, krahasuar me ato të vendeve fqinje, por edhe të shteteve të tjera evropiane, me gjithsej 23 poste ministrore, ku shtatë prej tyre janë pa portofol. Rekordi i takon ekonomisë dhe financave ku përqendrimi i këtyre posteve është më i madh, gjë që tregon edhe orientimin e katër viteve të ardhshme të politikave qeverisëse.

Megjithë numrin e shtuar të dikastereve, edhe profilit të kësaj Qeverie do t’i mungojnë trendet bashkëkohore që ndjekin vendet e tjera, duke vijuar që të mos krijohen ministri të tilla si ajo e Religjioneve, Energjetikës, apo Popullsisë. Në Qeverinë e vitit 1991, e quajtur teknike që zgjati vetëm një vit, që drejtohej nga Nikolla Klusev, numëroheshin gjithsej 22 anëtarë, 3 poste zëvendëskryeministrore, 15 ministri dhe tre të tjera pa portofol.

Përkatësisht, Ministria e punëve të jashtme, mbrojtja, punët e brendshme, drejtësia, Financat, Ekonomia, Ministria e Zhvillimit, Ministria e Urbanizmit, ndërtimit komunikacionit dhe ekologjisë, Ministria e bujqësisë pyjeve dhe ujërave, Ministria e punës dhe politikës sociale, Ministria e arsimit, Ministria e Kulturës, Ministria e shëndetit, Ministria e Informimit, Ministra pa portofol – tre. E njëjta përbërje ishte edhe për dy vitet e ardhshme në Qeverinë e viteve 1002 – 1994.

Në atë të vitit 1994, kabineti qeveritar i Branko Cërvenkovskit që në atë kohë konsiderohej si një nga kryeministrat më të rinj të kohës, numëroheshin gjithsej 26 anëtarë, dhe gjithsej 3 poste zëvendëskryeministrore, 15 ministri dhe shtatë ministra pa portofol, tre prej të cilave qëndruan në pushtet vetëm 2 vjet. Qeveria e këtij viti numëron edhe shumë rikonstruksione-tre, ku në të njëjtin post janë ulur gjatë këtij mandati deri edhe në tre ministra, siç është rasti i dikastereve të punëve të brendshme, ekonomisë dhe bujqësisë.

Në Qeverinë e dytë u profilizuan edhe ministritë e tilla siç janë edhe sot, duke reduktuar një pjesë të mirë nga ato të mandatit të kaluar qeverisës. Edhe pse në numër janë njëlloj, ministritë janë shkrirë duke iu përshtatur edhe prioriteteve të reja, për shembull, Ministria e Informimit më nuk funksionon, por del në skenë një dikaster i ri, Transporti dhe Lidhjet, ndërsa Arsimi dhe Shkencat vijojnë të funksionojnë ndarazi.

Qeveria e Ljubço Georgievskit e vitit 1998, që u trondit nga shumë zhvillime të kohës pësoi tre rikonstruksione, si dhe një funksionim në koalicion, si Qeveria e shpëtimit që u krijua në aleancë me LSDM-nw dy partitë shqiptare, PDSH dhe PPD. Kabineti qeveritar i Georgievskit ka pësuar edhe ndryshimet më të madha sa i takon emrave që janë ulur në pozicionet ministrore gjatë katër viteve, duke u klasifikuar si kabineti me numrin më të madh.

Në postet zëvendëskryeminsitrore janë ulur gjithsej tetë kuadro të cilët kanë qëndruar në pushtet në intervale të caktuara kohore, ndërsa numri i ministrive të shtuar është i madh, pesë dikastere më shumë se në dy qeveritë e kaluara, si për shembull, ajo e Sportit dhe Rinisë, e Diasporës, Pushtetit Lokal, Tregtisë, ndërsa riformulohet një tjetër ministri duke u quajtur e Mjedisit jetësor.

Po ashtu edhe numri i ministrive pa portofol është i madh, gjithsej gjashtë, të cilët kanë qëndruar më shkurt në postet e tyre. Nga periudha 2002 deri në 2006, pas luftës, u zgjodhën gjithsej tre Qeveri.

E para, ajo e drejtuar nga Branko Cërvenkovski që zgjati 2 vjet, reduktoi ndjeshëm kaosin ministror të asaj të mëparshmes, duke i çuar në dy postet zëvendëskryeministrore, në 14 ministritë dhe në një atë pa portofol, duke eliminuar ato të Sportit dhe Rinisë, Zhvillimit, Informatikës, Diasporës, e të tjera. Kabineti i Hari Kostovit i cili zgjati vetëm disa muaj, trashëgoi të njëjtin numër përbërjeje.

Kabineti i Vlladimir Buçkovskit që zgjati deri në vitin 2006 pati po ashtu të njëjtin konstrukt. Zgjedhjet e vitit 2006 kthyen sërish në skenën politike VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevskin si Kryeministër. Në kabinetin e tij numëroheshin 14 ministra, 3 pa portofol, katër zëvendëskryeministrea.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *