Home / Lajme / Maqedoni / Ekskluzive.Thaçi:Tentojnë të na blejnë për të hy në qeveri

Ekskluzive.Thaçi:Tentojnë të na blejnë për të hy në qeveri

7 korrik-Kjo luftë ka zgjatur me shekuj, me vite në ish jugosllavi, për të eliminuar bashkim vëllazëristët dhe integristat. Fatkeqësisht këtë herë nuk ia arritëm se me vjen keq se një pjesë e popullit shiti votat për 500 denarë, 1000 mijë denarë dhe 50 euro. Kjo nuk është e keq e madhe por e keqja është se shumë shpejt maqedonasit mund të blejnë votat e këtyre shqiptarëve. Ata që shitën votat dua t`ju japim një porosi, se mua dhe neve na ofrojnë 20 , 30 dhe 50 milion euro që ta shesim këtë platformë dhe të jemi pjesë e qeverisë dhe ata e kanë kuptuar se ka qenë një gabim i pafalshëm dhe ne do ti lusim që të mos e përsërisin këtë gabim që në esencë është antikombëtar”, tha Thaçi.

Me një manisfestim solemn dhe me një turnir në basketboll është shënuar 14 vjetori i kirjimit të Partisë Demokratike Shqiptare , pas bashkimit të PPDSH-së dhe PDP-së. Me këtë rast u theksua se ky bashkim ka patur një mision që të forcohet ideja kombëtare për një unitet mes faktorit politik shqiptar në atë kohë e cila dha frytet e veta. Ndërkohë lideri i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, tha se jam kryetari i partisë që i ka humb zgjedhjet para një muaji, por nënvizoi se kjo ishte një luftë e pabarabartë.”Të gjithë ishin kundër nesh, padiskutim maqedonasit, milionat e shtetit, një parti politike që kinse përfaqëson guerilën shqiptare, dhe kishte të tjerë që dolën të na eliminojnë prej skenës politike, por populli ua bëri, njërit 8-0, tjetrit 8-0 dhe tjetrit 8-2. Më lejoni të konstatoj se këta janë fajtorët kryesorë që pamundësuan legjitimin e plotë të platformës së PDSH-së. Është për tu mburur që të mbajshë gjallë një parti të këtillë një opcicon të këtillë dhe një platformë të këtillë. Kjo është arritur me një mund shumë të madh, nga unë dhe nga ju, jam plotësisht i vetëdijshëm . Atëherë bashkërisht do të dalim me një porosi se nuk e kam ndërmend dhe se kemi ndërmend asnjë milimetër të zbrapsemi nga përcaktimi që e kemi pasur qysh para 18 vitesh. Ëshët e rëndësishme të thuhet publikisht për shkak se edhe bashkësia ndërkombëtare me një opurtonizëm të pafalshëm, me një princip të padrejtë, pa aq padrejtësi, e pengoi dhe e ndaloi legjitimimin e platformës së PDSH-së”, tha Thaçi. Më tej ai ka thënë se populli shqiptar kur është në moment të vështira krah e ka PDSH-në. “Po çka shohim në anën tjetër. Turp, nënçmin, shkelje të dinjitetit nga këta të cilët e quajnë veten se i fituan zgjedhjet. Gjithmonë edhe pse ne jemi në opozitë , kur populli shqiptar në këto anë është në pozicione shumë të rënda, e kanë krahun ku do të mbështetetn e ky krah është PDSH-ja. Jemi duke udhëheq një luftë të papabartë por megjithatë jemi qëndrestar dhe të rrezistueshëm. Kjo luftë ka zgjatur me shekuj, me vite në ish jugosllavi, për të eliminuar bashkim vëllazëristët dhe integristat. Fatkeqësisht këtë herë nuk ia arritëm se me vjen keq se një pjesë e popullit shiti votat për 500 denarë, 1000 mijë denarë dhe 50 euro. Kjo nuk është e keq e madhe por e keqja është se shumë shpejt maqedonasit mund të blejnë votat e këtyre shqiptarëve. Ata që shitën votat dua t`ju japim një porosi, se mua dhe neve na ofrojnë 20 , 30 dhe 50 milion euro që ta shesim këtë platformë dhe të jemi pjesë e qeverisë dhe ata e kanë kuptuar se ka qenë një gabim i pafalshëm dhe ne do ti lusim që të mos e përsërisin këtë gabim që në esencë është antikombëtar”, tha Thaçi. Kryetari i atëhershëm i Partisë Demokartike Popullore dhe nënkryetar i PDSH-së Iljaz Halimi, tha se bashkimi i këtyre dy partive ndodhi në rrethana dhe kushte specifike në të cilat ndodheshin shqiptarët në përgjithësi e veçmas në Maqedoni për të dhënë shembill se si duhet bashkimi e jo ndarja, uniteti dhe jo perçarja, me të vetmin qëllim zgjidhjen e situatës të shqiptarve në Republikën e Maqedonisë.” Ajo që u arrit në atë kohë si dhe punët tjera që priteshin të bëhen ishin të pa acekptueshme për palën maqedonase. Në fakt ata nga frika se shqiptarët do ta arrijnë statusin e barabartë me maqedonasit u përkujdesën që nëpërmes konfliktit të 2001 ta rikthejnë kohën e para vitit 1998. Kjo edhe ndodhi. Dëshmi më të mirë për këtë që thash janë shtatë vitet e dështimit të qeverisjes së BDI-së më partitë maqedonase.Sot edhe pse PDSH vazhdonë të ketë pengesa, ndërskambëza dhe të ballafqohen më kundështarë të natyrave të ndryshme që kanë synim shuarjen e idesë kombëtare dhe ngulfatjen e frymës për përparim dhe zhvillimin e popullit shqiptarë të Maqedonisë, megjithatë ajo i`a del të mbijetojë.Mbijetesa e PDSH-së do të thotë të mbetet edhe më tutje aktuale ideja, shpresa, synimi dhe qëllimi i përbashkët për status tjetër kombëtarë të shqiptarve në Maqedoni”, tha Halimi.

Para shënimit të përvjetorit në qendër të qytetit të Tetovës, degët e Partisë Demokratike Shqiptare organizuan një turne në basketboll me rastin e përvjetorit të bashkimit me partinë popullore, ku morri pjesë edhe vetë kryetari Menduh Thaçi.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *