Home / Lajme / Maqedoni / Ekskluzive:Jep dorëheqje Hasan Luma

Ekskluzive:Jep dorëheqje Hasan Luma

7 korrik-Lajmi është konfirmuar nga komuna e Tetovës dhe nga vetë Hasan Luma, i cili tha se dorëheqja e tij është shumë personale dhe nuk ka prapavijë tjetër. Luma ishte emëruar drejtor në NPK, me ardhjen në krye të komunës së Tetovës Sadi Bexheti, pas fitores në zgjedhjet lokale të vitit 2009.

Jep dorëheqje drejtori i ndërmarrjes publike komunale publike Tetova-Tetovë, Hasan Luma, kuadër i PDSH-së ndërsa në vend të tij vjen Ajet Murati , poashtu kuadër i PDSH-së, kandidat për deputet në njësinë zgjedhore numër gjashtë.
Lajmi është konfirmuar nga komuna e Tetovës dhe nga vetë Hasan Luma, i cili tha se dorëheqja e tij është shumë personale dhe nuk ka prapavijë tjetër.
Luma ishte emëruar drejtor në NPK, me ardhjen në krye të komunës së Tetovës Sadi Bexheti, pas fitores në zgjedhjet lokale të vitit 2009. Ai nuk ka dashur të jap sqarime shtesë rreth kësaj dorëheqje por vetëm ka mohuar se bëhet fjalë për ndonjë zënkë apo keqmenaxhim të ndërmarrjes.
Nga komuna e Tetovës, nuk kanë dhënë detaje rreth ndryshimit në postin udhëheqës në NPK, por vetëm kanë konfirmuar se këtyre ditëve drejtori i ri do të mer postin. Ditëve në vijim pritet të ketë edhe lëvizje të reja në postet udhëheqëse në komunën e Tetovës. (U.H)

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *