Home / Lajme / Maqedoni / Eliot Engel planifikon të vizitojë qendrat shqiptare

Eliot Engel planifikon të vizitojë qendrat shqiptare

2 korrik-SHSHA-ja në takimin me Engel ia dorëzoj Platformën Politike që ka të bëjë me gjendjen aktuale politike shqiptare në Maqedoni dhe Projektin ekonomik të asociacioneve relevante ekonomike të Odës Ekonomike në Çikago për fushën e investimeve në Kosovë dhe Shqipëri.Këto matriale politike dhe ekonomike ia dorëzoi Mahmut Skenderi,sekretar i SHSHA-së duke theksuar se në aktivitetin e mëtejmë për avansimin e çështjes shqiptare dhe të kaheve të reja të zhvillimit ekonomik do të jenë vijëzim yni i përbashkët.

Takimi me kongresmenin Eliot Engel në Çikago me shqiptarët ka qenë i ngrohtë dhe me metive jete që të ruhet edhe në të ardhmen miqësia me institucionet në Shtëpinë e Bardhë.

Profili politik dhe diplomatik i Engelit ndër vite ka treguar qartë se angazhimi i tij për avansimin e çështjes shqiptare në Ballkan ishte projekti madhor i Kongresit dhe Senatit Amerikan për lirinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës.Me shqiptarët,Engel theksoi se bombat tona përmes NATO-s ishin bombat për liri dhe pavarësi të shtetit më të ri në botë,që edhe unë jam pjesë e këtij rrugëtimi në parandalimin e aktit vrastar-gjenocidit të regjimit të Millosheviçit.Saherë që takohem me miqtë e respektuar të Amerikës,e them zëshëm,,Unë jam shqiptar,,!

SHSHA-ja në takimin me Engel ia dorëzoj Platformën Politike që ka të bëjë me gjendjen aktuale politike shqiptare në Maqedoni dhe Projektin ekonomik të asociacioneve relevante ekonomike të Odës Ekonomike në Çikago për fushën e investimeve në Kosovë dhe Shqipëri.Këto matriale politike dhe ekonomike ia dorëzoi Mahmut Skenderi,sekretar i SHSHA-së duke theksuar se në aktivitetin e mëtejmë për avansimin e çështjes shqiptare dhe të kaheve të reja të zhvillimit ekonomik do të jenë vijëzim yni i përbashkët.

Gjatë këtij takimi,z.Engel u takua edhe me përfaqësuesit e SHSHA-së Skënder Karaçica,drejtor ekzekutiv dhe Mahmut Skenderi,sekretar ku biseduan për për aspektet politike në atdhe dhe problemi ende ne peshojë të kohës në Maqedoni dhe Mal të Zi.Për këto çështje Eliot Engel theksoi se jam duke planifikuar që bashkarisht me disa nga kongresmenë e senatorë bashkë me përfaqësuesit shqipatro-amerikanë nga Çikago,Detroiti,Nju Jorku dhe qendrat tjera të bëjmë një vizitë qendrave shqiptare në Prishtinë,Tiranë dhe në Maqedoni

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *