Home / Lajme / Maqedoni / Fundjava pastron dilemat

Fundjava pastron dilemat

8 korrik-Bisedimet mes dy partnerëve të koalicionet janë mbyllur sa i takon eshalonit të parë, bëjnë me dije burimet partiake. Publikimi i tyre pritet të ndodhë gjatë kësaj jave, ndërkohë që marrëveshja mes VMRO-DPMNE dhe BDI-së ka ngecur në sferën që i takon ndarjes së drejtorive, ku negociatat vazhdojnë

Se cilët do të jenë ministrat shqiptar të kabinetit Gruevski, do të zbardhet gjatë kësaj fundjave. Bisedimet mes dy partnerëve të koalicionet janë mbyllur sa i takon eshalonit të parë, bëjnë me dije burimet partiake. Publikimi i tyre pritet të ndodhë gjatë kësaj jave, ndërkohë që marrëveshja mes VMRODPMNE dhe BDI-së ka ngecur në sferën që i takon ndarjes së drejtorive, ku negociatat vazhdojnë.

Mësohet se në kabinetin e ri, kryeministri Gruevskido të grumbullojë edhe kuadro të rinj që deri tani nuk kanë qenë në këto funksione. Nga BDI ende nuk ka asnjë lloj prononcimi zyrtar, mbeten të rezervuar edhe sa i takon emrave të zyrtarëve, por edhe mbledhjes së Kryesisë së partisë, takim i cili do të japë edhe verdiktin final lidhur me emrat që janë përzgjedhur si kuadro të “integristëve” në Qeverinë e re.

Sipas burimeve konfidenciale, VMRO-DPMNE është në pritje të mbledhjes së organeve më të larta partiake të BDI-së, me qëllim të verifikimit të vendimeve të marra deri tani në mes tyre, përkatësisht për kandidaturat e eshalonit të parë. Pa ashtu, nuk ka asnjë lloj prononcimi zyrtar edhe nga partneri maqedonas se kur do të mblidhet për të miratuar vendimet e marra gjatë negociatave me BDI-në. Ndërsa shpërndarja e drejtorive vazhdon të jetë një çështje e hapur, për të cilën dy partnerët vazhdojnë bisedimet. Në

tavolinë, po ashtu janë edhe kombinimet në rast se financat përfundimisht i mbeten VMRO-DPMNE, atëherë BDI do të drejtojë ose Drejtorinë e të Hyrave Publike, ose Doganat. Jozyrtarisht, nga kjo parti kanë bërë me dije se nëse e njëjta ndodh edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme, atëherë BDI synon të marrë Drejtorinë e Sigurisë dhe Kundërzbulimit, ose Drejtorinë e Sigurimit Publik. Pakti për heshtje publike mes dy partnerëve që do të bashkëqeverisin vendin vazhdon, ndërkohë që sipas tyre, arsyeja është se vijojnë të negociojnë për ndarjen e pushtetit. Në ndërkohë, nuk kanë munguar as lakimet e emrave që supozoheshin se janë kandidatura potenciale për t’u ulur në funksionet drejtuese.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *