Home / Lajme / Maqedoni / Fundjava rezervon surpriza

Fundjava rezervon surpriza

1 korrik-Sipas burimeve jozyrtare, Drejtoritë janë në fokus të bisedimet mes dy partnerëve, ku mësohet se BDI po insiston që njëri prej kuadrove të saj të marrë njërën prej dy dikastereve, ose Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit, që drejtohet nga Sasho Mijallkov, ose Drejtorinë e Sigurimit Publik në krye të së cilës është Lupço Todorovski

Epilogu i dakordimit mes partnerëve të koalicionit të ardhshëm qeveritar do të jetë këtë fundjavë. Intensiteti i bisedimeve ka kaluar nga nivelet teknike, ato mes dy grupeve të punës nga VMRODPMNE dhe BDI, në nivelin më të lartë, ku sipas të gjitha gjasave – pas mbledhjes së Kryesisë së integristëve në selinë e Reçicës së vogël.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, do të takohet edhe me kryeministrin Gruevski, ku ndër të tjera pritet që të konturohet edhe përbërja e Qeverisë së ardhshme. Sipas burimeve jozyrtare, Drejtoritë janë në fokus të bisedimet mes dy partnerëve, ku mësohet se BDI po insiston që njëri prej kuadrove të saj të marrë njërën prej dy dikastereve, ose Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit, që drejtohet nga Sasho Mijallkov, ose Drejtorinë e Sigurimit Publik në krye të së cilës është Lupço Todorovski. Insistimi i BDI-së vjen pas pretendimit për të marrë dikasterin e Punëve të Brendshme, supozim i cili nuk u realizua.

Partnerët po ashtu kanë edhe divergjenca të tjera, sidomos sa i takon emrave që do të ulen në disa ministri kyçe, si në atë të mbrojtjes, për të cilën nuk preferojnë që të emërojnë ndonjë ish-pjesëmarrës të strukturave të UÇK-së. Për këtë post përflitet emri i Hazbi Likës, ish komandat i UÇK-së në Zonën e Tetovës. Por ekziston edhe një variant tjetër, Talat Xhaferi, ndonëse ka gjasa që asnjëri prej tyre të mos ulet në këtë post. Në BDI thonë se kush do të udhëheq me Ministrin e mbrojtjes vendos kryetari i kësaj partie Ali Ahmeti e jo Nikolla Gruevski.

Musa Xhaferi dhe Teuta Arifi vazhdojnë të jenë dy kandidaturat më potenciale për t’u ulur në Sekretariatin për Implementimi në MO dhe në atë të integrimeve. Edhe ndarja e drejtorive të tjera ka mbetur pezull, siç është rasti me Drejtorinë e të ardhurave publike dhe atë të doganave, drejtori që synohen pas dështimit për të drejtuar Ministrinë e Financave. Ndërkohë, te pala tjetër – Antonio Milloshoski nuk do të jetë më ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e re. Dorëheqjen e tij, shefi i diplomacisë e përligji me arsye personale dhe familjare.

Lajmin e kumtoi publikisht të enjten duke u shprehur se ka marrë një vendim personal dhe familjar që të mos jetë pjesë e Qeverisë së re. “Gjashtë muaj më parë e informova kryeministrin për këto arsye familjare. Këtë bisedë e mbajtëm sekret dhe e vazhduam pas zgjedhjeve parlamentare, kur iu dha besimi dhe mirëkuptim i plotë”, ka deklaruar Milloshoski. Por nuk e ka përjashtuar mundësinë që gjatë mandatit të tij si deputet me siguri do të kryesojë Komisionin parlamentar të politikës së jashtme. Ai ka shtuar se funksionin si ministër i Punëve të Jashtme e ka kryer me entuziazëm dhe me përkushtim të plotë

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *