Home / Sport / Genku kundërshtar i fituesit Shkëndija-Partizani

Genku kundërshtar i fituesit Shkëndija-Partizani

Shkëndija – Partizani të martën në 20:45 ………………………………………………

Federata Evropiane e Futbollit, UFEA ka përcaktuar orarin e zhvillimit të ndeshjes së kthimit të raundit të dytë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve mes Shkëndijës dhe Partizanit. Kështu takimi në fjalë do të zhvillohet të martën e ardhshme në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ me fillim në ora 20:45 minuta. Arbitrat e këtij takimi do të jenë nga Rumania, ndërsa refer kryesorë është vendosur Avidiu Alin Hategan. Partizani ka epërsi 4:0 nga ndeshja e parë dhe sipas gjithë gjasave do të jetë skuadra e kualifikuar në rundin e tretë, ku do të përballet me ekipin belg, Genk.

Sot në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për dyshet që do të përballen në rrethin e tretë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Kështu është vendosur që fituesi i duelit Shkëndija-Partizani (serbët me një këmbë janë në raundin tjetër pas fitores 4:0 në ndeshjen e parë), të përballet me skuadrën belge, Genk. Ndeshjet e rethit të tretë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve zhvillohen më 26 dhe 27 korrik, ndërsa ndeshjet e kthimit në program janë pas një jave. Fituesi i duelit Shkëndija-Partizani në ndeshjen e parë do të jetë mysafir, ndërsa në ndeshjen e kthimit vendas. Pas kësaj faze të kualifikimeve, në rradhë vjen faza finale, e ashtuquajtur ‘play-off’ për hyrje në Ligën e Kampionëve, shorti i së cilës do të hidhet me 5 gusht, ndërsa ndeshjet luhen më 16/17 dhe 23/24 gusht. Skuadrat që eliminohen në rrethin e tretë të kualfikimeve për Ligën e Kampionëve, vazhdojnë në play-off për Europa Ligë, ndërsa ekipet që do të eliminohen në play-offin e Ligës së Kampionëve do të jenë pjesë e fazës së grupeve të Europa Ligës.

Skuadrat shqiptare njohin rivalet e turit të tretë

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti për turin e tretë kualifikues të “Europa League”. Shorti ka përcaktuar edhe kundërshtarët e skuadrave shqiptare në rast se do të kualifikohen. Kështu fituesja e çifti Tirana-Spartak Trnave do të luajë me Levskin e Sofjes ku ndeshja e parë do të luhet në Bullgari. Fituesja e çiftit Vllaznia-Thun do të luajë përballë italianëve të Palermos, ndërsa fituesja e çiftit Flamurtari-Jablonec do të ketë përballë holandezët e Az Alkmar me ndeshjen e parë që luhet në Holandë. Ndeshjet e para të turit të tretë kualifikues zhvillohet në datën 28 korrik ndërsa ato të kthimit do të jenë më 4 gusht.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *