Home / Lajme / Maqedoni / Incident midis deputetëve të BDI dhe PDSH

Incident midis deputetëve të BDI dhe PDSH

29 korrik-Kjo situatë ka shkaktuar reagimin dhe involvimin edhe të deputetëve të tjerë të dy partive shqiptare, të cilët ngritën tensionin dhe zënkat midis tyre. Në këtë situatë menjëherë kanë reaguar shërbimet e sigurimit të Parlamentit për të ndarë dy taboret konfrontuese të deputetëve dhe për të qetësuar situatën.

Në Parlamentin e Maqedonisë ka ndodhur një incident midis deputetëve të BDI dhe PDSH-së, me ç`rast në evitimin e situatës së tensionuar ka reaguar sigurimi.

Incidenti ka ndodhur në momentin kur deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi në foltore akuzoi PDSH-në se ka sjellë situatën që një grua deputete, duke aluduar në deputeten Merale Uzeiri Ferati të jetë frontmene e partisë.

Ky deklarim ka irituar deputetët e PDSH-së, me ç`rast deputeti Orhan Ibrahimi ka dalur në foltore dhe ka penguar deputetin Xhaferi që të ndal diskutimin, duke i`a hequr mikrofonin dhe duke kërkuar ndërperjen e seancës nga ana e kryeparlamentarit Trajko Veljanovski.

Kjo situatë ka shkaktuar reagimin dhe involvimin edhe të deputetëve të tjerë të dy partive shqiptare, të cilët ngritën tensionin dhe zënkat midis tyre. Në këtë situatë menjëherë kanë reaguar shërbimet e sigurimit të Parlamentit për të ndarë dy taboret konfrontuese të deputetëve dhe për të qetësuar situatën.

Incidenti ka ndodhur gjatë debatit parlamentar për votimin e zëvendësministrave të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *