Home / Lajme / Maqedoni / INTERPOL-i më aktiv në rajon

INTERPOL-i më aktiv në rajon

29 korrik-“Ne do të jemi më efektiv në këtë fushë, dhe kemi mbështetjen e vendeve anëtare, nëpërmjet vendosjes së personave zyrtare në kuadër të sekretariatit të përgjithshëm”, deklaroi Noubl.

Sekretari i përgjithshëm i INTERPOL-it, Ronald K.Noubl deklaroi se theksoi se kjo zyrë do të jetë më efektive në fushën e zbulimit dhe parandalimit të krimit të organizuar në Ballkan.

Ai këtë e deklaroi sot në Shkup në kuadër të vizitës së tij dhe takimeve me ministren e brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska dhe zyrtarë të lartë të MPB-së.

“Ne do të jemi më efektiv në këtë fushë, dhe kemi mbështetjen e vendeve anëtare, nëpërmjet vendosjes së personave zyrtare në kuadër të sekretariatit të përgjithshëm”, deklaroi Noubl.

Ai ka vlerësuar operacionin e realizuar me policitë e rajonit të ashtuquajtur “BESA”, ku u konfiskuan më shumë se 750 kg drogë dhe se janë realizuar më shumë aksione, duke ndaluar dhe arrestuar më shumë se 300 persona. “Vizita ime në Shkup më siguroi që të kem qasje jo vetëm në punën e Zyrës Qendrore Nacionale, por edhe të kemi mbështetjen e shërbimeve policore në luftën kundër të gjitha formave të krimit të organizuar në nivel nacional dhe transnacional”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i INTERPOL-it.

Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska theksoi se bashkëpunimi me INTERPOL-it ka rëndësi të madhe dhe se ajo po jep rezultate të rëndësishme. “Do të vazhdojmë të punojmë me INTERPOL-in në identifikimin e fushave, ku mund të kemi bashkëpunim”, deklaroi ministrja Jankullovska

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *