Home / Lajme / Maqedoni / Isa Boletinit rikthehet në vendlindje

Isa Boletinit rikthehet në vendlindje

24 korrik-Kryetari i Komunës, Avni Kastrati, ka thënë se Mulla Asllani meriton respekt të posaçëm për ruajtjen e eshtrave në kohë të vështira, andaj edhe në emër të të gjithëve e falënderoj për atë që ka bërë. Ai ka thënë se ceremonia për rivarrosjen e tyre më 28 nëntor do të bëhet nën përkujdesjen e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe se në ditët e ardhshme do të formohet Këshilli për rivarrim. Deri atëherë eshtrat e Heroit Isa Boletini dhe bashkëluftëtarëve të tij do të ruhen në ambientet e Kuvendit të Komunës, ndërkohë që atyre do t’u bëhet analiza e ADN-së, për të mos lënë kurrfarë dyshimi.

Gati një shekull pas vrasjes, shumë vite qëndrimi në adresë të fshehtë dhe premtimeve të shumta, eshtrat e Heroit Kombëtar, Isa Boletini, më në fund do të prehen në vendlindjen e tij. Të enjten, mbetjet mortore të Heroit Kombëtar, dy djemve dhe bashkëluftëtarëve të tij, iu dorëzuan zyrtarisht kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati. Rivarrimi i tyre do të bëhet me 28 nëntor në fshatin e tij të lindjes me një ceremoni madhështore.

Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, për herë të parë të enjten kanë bërë homazhe pranë eshtrave luftëtarëve me nam të çështjes kombëtare. Në Zhabar të Mitrovicës, Imami i kësaj komune, Mulla Asllan Murati, i cili i ka ruajtur deri tani, në prani të zëvendësministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajdin Abazi, mbetjet mortore ia ka dorëzuar kreut të Mitrovicës.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe akademik Pajazit Nushi, eksperti mjekoligjor, Arsim Gërxhaliu, intelektualë të njohur, familjarë të Heroit Kombëtar dhe të bashkëluftëtarëve të tij.

Imami Murati, për herë të parë e bëri të ditur vendin se ku i kishte fshehur dhe ruajtur eshtrat e Heroit Isa Boletini dhe bashkëluftëtarëve të tij pasi ato u kthyen nga Podgorica ku u vra më 1916.

“Ka ardhur koha që për eshtrat e Heroit Isa Boletini të përkujdesen institucionet, përkatësisht Komuna e Mitrovicës. Sot në 95-vjetorin e vrasjes së Isës dhe bashkëluftëtarëve të tij në Ribnicë të Podgoricës dhe 13 vjetorit të mbërritjes së eshtrave të tij dhe bashkëluftëtarëve në Mitrovicë ndiej dhembje dhe krenari njëkohësisht për heroin Isa Boletini”, ka thënë ai. Arkivoli me eshtrat e Heroit Isa dhe bashkëluftëtarëve tij, u nxor nga toka, brenda një objekti ndihmës në oborrin e tij, ku i kishte fshehur që nga viti 2004. Mulla Asllani u tregoi të pranishmëve se iniciatori i parë për sjelljen e eshtrave të Isa Boletinit nga Podgorica në Mitrovicë ka qenë akademik Pajazit Nushi, ndërkohë që kontribut të çmuar kanë dhënë ish-Presidenti Ibrahim Rugova, Latif Berisha, Muhamet Shukriu, Remzi Murati dhe Fetah Hasani. Ai ka thënë se eshtrat ishin varrosur asokohe në oborrin e xhamisë së Haxhi Veselit në Mitrovicë. Pas luftës i kishte rivarrosur në oborrin e shtëpisë së tij. Zëvendësministri Hajdin Abazi ka thënë se kujdesi për eshtrat e Heroit Isa Boletini dhe ruajtja e tyre, është patriotizëm, ndërsa që sot e tutje Qeveria e Kosovës ka prioritet përgatitjet për rivarrimin dinjitoz të eshtrave pranë Kullën së Isë Boletinin në Boletin, për t’iu dhënë mundësi shqiptarëve që të nderojnë dhe respektojnë këtë figurë madhore të kombit.

Kryetari i Komunës, Avni Kastrati, ka thënë se Mulla Asllani meriton respekt të posaçëm për ruajtjen e eshtrave në kohë të vështira, andaj edhe në emër të të gjithëve e falënderoj për atë që ka bërë. Ai ka thënë se ceremonia për rivarrosjen e tyre më 28 nëntor do të bëhet nën përkujdesjen e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe se në ditët e ardhshme do të formohet Këshilli për rivarrim. Deri atëherë eshtrat e Heroit Isa Boletini dhe bashkëluftëtarëve të tij do të ruhen në ambientet e Kuvendit të Komunës, ndërkohë që atyre do t’u bëhet analiza e ADN-së, për të mos lënë kurrfarë dyshimi.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *