Home / Lajme / Maqedoni / Ja zv/ministrat e BDI-së

Ja zv/ministrat e BDI-së

21 korrik-Safet Nezirin, do të emërohet zëvendësministër në Arsim, Tahir Hani në Transport dhe Lidhje, ndërsa ministri i deritanishëm i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelil Bajrami, do të transferohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në postin e zëvendësministrit.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka caktuar tre, nga katër emrat që do të ulen në postet e zëvendësministrave të Qeverisë së re. Bëhet fjalë për Safet Nezirin, i cili do të emërohet si zëvendësministër në Arsim, Tahir Hani në Transport dhe Lidhje, ndërsa ministri i deritanishëm i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelil Bajrami, do të transferohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në postin e zëvendësministrit.
Ende nuk dihet se cili prej kuadrove të partisë së Ahmetit do të ulet në kolltukun e zëvendësministrit të Financave, por burime konfidenciale brenda BDI-së, thonë se në këtë vend do të vije një funksionar nga Njësia zgjedhore numër 5. Vakante vazhdojnë të mbeten pesë postet e sekretarëve shtetëror, për të cilat në BDI nuk kanë përzgjedhur emra konkrete. Sa i përket funksioneve udhëheqëse në drejtori dhe në agjencitë shtetërore, që i takojnë BDI-së, ende nuk është vendosur se cilët do të jenë të përzgjedhurit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *