Home / Lajme / Maqedoni / Kanuni, ende gjallë e me ndikim

Kanuni, ende gjallë e me ndikim

6 korrik-Duke ju referuar të dhënave të Komitetit të Pajtimit Kombëtar thuhet se janë rreth 1650 familje që jetojnë në izolim. Shifrat janë rritur me rreth 200 familje nga 2009 në 2010, për shkak se kthehen shumë familje nga jashtë si pasojë e refuzimit të azilit në vendet perëndimore.

Në një artikull të botuar fillimisht në francezen “Le Monde” dhe të rimarrë nga britanikja “The Guardian”, thuhet se armiqësitë e vjetra te gjakut ne Shqipëri mbeten ende shumë prezent dhe me ndikim. Në qendër është Ismeti, një fëmijë nga një fshat i Shkodrës i cili edhe për pak kohë mbush 16 vjeç, dhe konsiderohet i rritur.

“Unë nuk di se çfarë të them. Unë po fajësohem për diçka që se kam bërë”, thotë Ismeti. Problemet për të, vazhdon më tej artikulli, lindën pas një konflikti të babait të tij me dy vëllezër në një fshat fqinj për një parcelë toke.

“Shqipëria, e cila shpreson të bëjë zyrtare këtë vit kërkesën e saj për anëtarësim në BE, ka bërë një ndarje radikale me të kaluarën e saj komuniste. Por gjakmarrja, një nga zakonet e saj të rrënjësoura thellë, është ende shumë gjallë. Vetëm një fyerje ose disa shkelje në moralin martesor mund të justifikojnë gjakderdhjen. Kodi stërgjyshor, Kanuni, i cili ka qeverisur jetën rurale në Shqipëri për pesë shekuj, ende ka ndikim, sidomos në pjesën veriore të vendit”- shkruan The Guardian

Në shkrim saktësohet se ky sistem kompleks i ligjeve zakonore rregullon thuajse çdo aspekt të jetës, trashëgiminë, tregtinë, martesën dhe krimin.

“Kanuni ka mbijetuar për kaq shumë kohë, sepse kjo është një mënyrë për ruajtjen e identitetit kulturor dhe ligjor”, citohet shkrimtari Besnik Mustafaj.

Më tej thuhet se Kodi Penal shqiptar i referohet gjakmarrjes si një vrasje me paramendim, por gjykatat ende janë të paqarta se si të përballen me këtë sistem paralel të drejtësisë.

Liliana Luani, drejtuese e një OJQ-je në Tirana thotë se teorikisht sipas rregullave të Kanunit fëmijët nuk mund të preken, por sipas saj rregullat e vjetra janë zhdukur pas rënies së komunizmit.

“Konflikte të vjetra janë rishfaqur, kanë filluar të reja, të lidhura kryesisht më tokën dhe të drejtat për të. Ka pasur një rast në Shkodër, ku një burrë u përpoq të vriste një fëmijë tre-vjeçar.”- thotë ajo.

Duke ju referuar të dhënave të Komitetit të Pajtimit Kombëtar thuhet se janë rreth 1650 familje që jetojnë në izolim. Shifrat janë rritur me rreth 200 familje nga 2009 në 2010, për shkak se kthehen shumë familje nga jashtë si pasojë e refuzimit të azilit në vendet perëndimore.

Duke cituar kryeministrin Sali Berisha, në shkrim thuhet se ai i sheh gjërat ndryshe. Ai mendon se Kanuni ka meritat e veta. Duke vënë theksin tek mbizotërimi i ligjit, kryeministri citohet “kur kam ardhur në pushtet në vitin 2005 kishte 1.800 të burgosur, ndërsa tani janë 5000”

Pajtimi në mes të dy familjeve, thuhet më tej, është një proces kompleks, i cili mund të zgjasë me vite.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *