Home / Lajme / Maqedoni / Katër anëtarë në një dhomë

Katër anëtarë në një dhomë

10 korrik-“Vetëm 2100 denarë asgjë më tepër nuk marr ndihmë, ndërsa djali tash është në shkollë të mesme dhe s’ka edhe ku të mësojë”, shprehet ajo. Karolina Berisha apelon deri te organet kompetente dhe shoqatat që ta ndihmojnë të ndërtojë vetëm një dhomë të re. “Apeloj te qytetarët human të më ndihmojnë vetëm një dhomë të ndërtoj, asgjë më shumë, edhe bukë nuk do ha vetëm një dhomë të sigurt ta kem, sepse çdo moment katër kufoma mund të ketë nga këto murre”, thotë Karolina Berisha.

Në një dhomë të vogël pa drita, pa banjo dhe pa hapësirë për fjetje, jeton familja katëranëtarëshe Berisha nga Gostivari. Muret e plasura të dhomës, tavani i hapur dhe kabllot pa izolim, e bëjnë jetën e kësaj familje edhe më të pasigurt për të jetuar.

“Nga të gjithë kam kërkuar ndihmë, edhe prej qeverisë, desha dhe të bëj grevë para qeverisë, askush nuk do as sytë ti kthej. Deri tani askush nuk më ka ndihmuar, kurse fëmijët më rriten, hyjnë në vite dhe ende jemi në një dhomë. Nuk dua as bukë të ha, vetëm një dhomë të sigurt ta kem, të jetoj në të, sepse kjo çdo moment mundë të shembet”, thotë kryefamiljarja Karolina Berisha.

Ajo me tre fëmijët e saj jeton në ankth dhe presin dita-ditës se kur do t’ju shembet dhoma dhe të mbesin pa kulm mbi kokë. Ekzistencën e sigurojnë me vetëm 2100 denarë në muaj nga Enti për punë sociale të cilat, shprehet Karolina, nuk na dalin vetëm për ujin dhe dritat. Ndërsa, më vështirë e ka kur ka reshje, sepse shiu pikon në dhomë.

“Vetëm 2100 denarë asgjë më tepër nuk marr ndihmë, ndërsa djali tash është në shkollë të mesme dhe s’ka edhe ku të mësojë”, shprehet ajo. Karolina Berisha apelon deri te organet kompetente dhe shoqatat që ta ndihmojnë të ndërtojë vetëm një dhomë të re. “Apeloj te qytetarët human të më ndihmojnë vetëm një dhomë të ndërtoj, asgjë më shumë, edhe bukë nuk do ha vetëm një dhomë të sigurt ta kem, sepse çdo moment katër kufoma mund të ketë nga këto murre”, thotë Karolina Berisha. (U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *