Home / Sport / Klitschko mund Haye-n dhe bashkon 5 tituj

Klitschko mund Haye-n dhe bashkon 5 tituj

Vladimir Klitschko është shpallur kompion bote në boks pasi ka mundur anglezin David Haye me një vendim nga juria pasi ka qenë një ndeshje që nuk ka pasur “knockout” dhe është dashur vendimi i jurisë për të shpallur fituesin.

Boksieri anglez David Haye nuk ka pasur dot mundësinë të mundte Klitschkon pasi lodhja e tij ishte një ndër shkaqet kryesore që ndikuan në humbjen ndaj Ukrainasit Klitschko.

Me këtë fitore Klitschko i rrëmbeu titullin WBA Haye-s dhe me këtë titull ai arriti të bënte plot katër të tillë pasi ai zotëronte titujt IBF, WBO dhe IBO.

Pikët të cilat u dhanë nga juria dhe shpallën kampion Klitschkon ishin këto: 117-109, 118-108 dhe 116-110.

Haye: Humba për shkak të gishtit

David Haye ka pohuar se nuk ishte dominimi i Wladimir Klitschkos shkaku pse ai nuk e realizoi ëndrrën për t’u bërë kampion i unifikuar në kategorinë e rëndë, por ishte gishti i vogël i këmbës të cilin ai e kishte të thyer. Haye është mposhtur bindshëm me pikë në Imtech Arena, por thotë se do të ishte ndryshe po që se nuk do të ishte i lënduar.
“Unë nuk kam mundur ta lëviz këmbën e djathtë. Unë e kam thyer gishtin e vogël për rreth tri javë më parë dhe i kam dhënë anestetik. Unë nuk kam mundur të shpërthej dhe të tregoj kush jam. Unë nuk kam mundur t’ia jap nokautin. Ishte vërtet frustruese, pasi nuk ka asgjë më të keqe se sa t’ia shoh nofullën dhe të tentoj ta godas, e më pas të rrëzohem vet në dysheme”.
“Ishte lufta më e madhe në jetën time, ne kemi menduar ta anulojmë atë, por nuk ishte zgjidhje pasi gjithë ata fansa paguan aq shumë para që të vijnë këtu. Unë nuk kam mundur ta anuloj duelin”, theksoi Haye.
Në fund ai tregoi edhe pak respekt për Wladimirin, duke thënë: “Ai është luftëtar i madh. Por, nëse ao nuk do ta shtrinte dorën e tij të djathtë, unë do ta kisha nokautuar”, përfundoi Haye.

Klitschko: Haye sikurse viktimat tjera

Kampioni absolut i botës në kategorinë e rëndë, Wladimir Klitschko, ka thënë se kundërshtari i tij i të shtunës, David Haye, ishte i ngjashëm sikurse të gjithë të tjerët.
“Unë vërtet nuk jam ndier i sfiduar në ring. Unë kam luftuar sikurse ndaj të gjithë kundërshtarëve të mi të tjerë. Pas tri raundeve, David Haye hoqi dorë nga strategjia e tij dhe ishte shumë i kujdesshëm. Unë kam pasur dëshirë që ta nokautoj”.
“Unë vërtet ende nuk po mund ta pranoj sjelljen e tij para duelit. Është definitivisht keq për fansat e boksit dhe sportin mënyra se si ai ishte sjellur. Mendoj se lufta foli për vete”.
“Ai më goditi disa herë, por kurrë nuk kam pasur dhimbje gjatë duelit. Ishte situata e njëjtë sikurse luftëtarët tjerë. Ata tentojnë në raundet e para më pas janë të kujdesshëm. Kështu bëri edhe David Haye. Ai kritikoi të tjerët, por ishte i njëjtë sikur ata. Ëndrra jonë është bërë realitet. Titujt jam duke i ndarë me vëllalin tim dhe është kënaqësi ky moment në jetën time”, potencoi Klitschko.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *