Home / Lajme / Maqedoni / Kolegji Zgjedhor: Basha, kryetar i Tiranës

Kolegji Zgjedhor: Basha, kryetar i Tiranës

8 korrik-Më pas, më 13 Qershor Kolegji pranoi pjesërisht kërkesëpadinë e socialistëve, duke urdhëruar KQZ-në të kryente një hetim administrativ në 368 qendra votimi.

Kolegji Zgjedhor vendosi për Tiranën duke rrëzuar kërkesën e PS-së. Kolegji Zgjedhor është investuar dy herë në lidhje me garën elektorale për kryetar të Bashkisë Tiranë. Më 3 Qershor, Kolegji rrëzoi kërkesë-padinë e Partisë Socialiste, e cila kundërshtonte vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për numërim të votave të hedhura në kutitë jo përkatëse.
Më pas, më 13 Qershor Kolegji pranoi pjesërisht kërkesëpadinë e socialistëve, duke urdhëruar KQZ-në të kryente një hetim administrativ në 368 qendra votimi.
Pritet që trupa gjykuese e Kolegjit të vendosë mbi kërkesë-padinë e tretë të Partisë Socialiste, e cila kundërshton rezultatin e shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për kryebashkiak të Tiranës, si dhe kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së votimit në 284 qendra votimi në kryqeytet.
Kolegji Zgjedhor konsiderohet si organi suprem në përballjen mes palëve për një çështje që lidhet me zgjedhjet.
Në ligj sanksionohet fakti se, vendimi i Kolegjit është i formës së prerë dhe nuk mund të ankimohet.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *