Home / Sport / Korea Jugore organizon Lojërat Olimpike 2018

Korea Jugore organizon Lojërat Olimpike 2018

Qyteti i Koresë së Jugut, Pjongkang është zgjedhur nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik për të organizuar Olimpiadën Dimërore 2018, duke mundur kështu qytetin Anesi të Francës dhe Mynihun e Gjermanisë. Pjongkang, i cili bëhet qyteti i parë Korean që organizon Lojërat Dimërore, fitoi me shumicë votash në raundin e parë të votimit nga anëtarët e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik.

Sot u morr në Durban vendimi cili vend do të jetë mikpritës i Lojërave Olimpike Dimërore 2018. Shanset më të mëdha i kishte qyteti koreanojugor Pyeongçang dhe ai fitoi në konkurim.

Planin më kompakt dhe më eficient sportiv në historinë e Lojërave Olimpike Dimërore – këtë premton deklarata për shtyp e kandidatit koreanojugor, qytetit Pyeongçang. Fjalë të mëdha, të cilat mund të verifikohen shpejt.

Dan Moon i njeh mirë lojërat olimpike dimërore. Ai është koordinator për sportin, një nga njerëzit më të rëndësishëm të bordit përgatitor për kandidaturën e Pyeongçangut. “Kjo që shohim është Alpensia, zemra e lojërave dimërore në Pyeongçang. Alpensia do të thotë alpet e Azisë”, sqaron dan Moon duke treguar pistat e skive dhe biatlonëve.

Në anën tjetër Dan, tregon komplekset e ndërtesave sportive, një kompleks sportiv, Yong Pyong në të cilin zhvillohen edhe garat e skisë. Gjithçka është gati, vetëm pistat e ecjes me ski në stil të lirë dhe ato për snowbordet duhet të ndërtohen.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *