Home / Lajme / Rajon / Kosova shënon 21 vjetorin e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese

Kosova shënon 21 vjetorin e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese

2 korrik-“2 korrikut i ka prirë një organizim i jashtëzakonshëm i qytetarëve të Kosovës përmes partive politike të atëhershme, të cilët kanë artikuluar qartë vullnetin e popullit të Kosovës për të qenë i pavarur dhe sovran” tha Iljaz Ramajli, ish deputet i Kosovës. Ndërkaq, Feride Hyseni, ish-deputete e atëhershme e Kuvendit, përkujton momente të asaj kohe kur kishin shpallur Deklaratën Kushtetuese.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka pritur sot një grup delegatësh të Kuvendit të Kosovës, të cilët më 1990 shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, me ç’rast ka vlerësuar lart kontributin e tyre dhe iniciativat e atëhershme për pavarësinë e vendit.

Me këtë rast, zv. kryeministri Kuçi ka thënë se shpallja e Deklaratës Kushtetuese nga Kuvendi i atëhershëm, ka qenë bazament i ngjarjeve të mëvonshme, të cilat përfunduan me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.

“Unë jam i bindur se 2 korrikun dikush e quan hyrje institucionale me Serbinë. Unë e them se 2 korriku është shkëputje institucionale me Serbinë, dhe prej asaj dite nuk ka pasur më lidhje institucionale. Dhe sot që jemi të pavarur ka qenë vetëm shkëputje me Serbinë. Në këtë drejtim akti i juaj i mbështetur nga të gjitha institucionet më pastaj ka qenë një shkëputje institucionale e drejtë dhe një shkëputje në kuptimin faktikë do të thosha shtetërore nga Republika e Serbisë” tha Hajredin Kuçi, zv/kryeministër i Kosovës.

Në emër të delegatëve që shpallën Deklaratën Kushtetuese më 2 korrik 1990 ka folur Ilaz Ramajli, i cili tha se falë iniciativave të atëhershme dhe të vazhdueshme të popullit, Kosova sot po e gëzon lirinë.

“2 korrikut i ka prirë një organizim i jashtëzakonshëm i qytetarëve të Kosovës përmes partive politike të atëhershme, të cilët kanë artikuluar qartë vullnetin e popullit të Kosovës për të qenë i pavarur dhe sovran” tha Iljaz Ramajli, ish deputet i Kosovës. Ndërkaq, Feride Hyseni, ish-deputete e atëhershme e Kuvendit, përkujton momente të asaj kohe kur kishin shpallur Deklaratën Kushtetuese.

“Është kohë e pa krahasueshme. Do të thotë ne sot kemi qenë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. Ndërsa në atë kohë kur ne ishim delegate na është mbyllur salla” tha Feride Hyseni, ish deputete e Kosovës.

Më 2 korrik të vitit 1990, deputetët e Kuvendit të Kosovës pas disa ditë diskutimesh, e shpallën Kosovën Republikë të barabartë me republikat tjera të ish-Jugosllavisë. Deklarata e 2 Korrikut u shpall para ndërtesës së Kuvendit, pasi autoritetet e Serbisë, të cilët kundërshtonin Republikën e Kosovës, ua kishin mbyllur dyert deputetëve

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *