Home / Lajme / Maqedoni / Kreu i Zhupës kundër shqiptarëve

Kreu i Zhupës kundër shqiptarëve

14 korrik-Kryetari Mazllum Hasan, ka deklaruar se Zhupa është turke, respektivisht e vetmja komunë turke në Ballkan këtu jetojnë vetëm turq. Poashtu, ai ka theksuar se ata të cilët mendojnë ndryshe, duhet sa më parë të largohen nga Zhupa. Kjo ka irrituar banorët shqiptarë të fshatit Ballancë

Banorët shqiptarët të Zhupës ndjehen të ofenduar nga diskursi shpërfillës i kryetarit të kësaj komune, Mazllum Hasan. Në manifestimin që e organizoi shoqata turke “Rumeli Turkleri” nga Izmiri, përsëri në Zhupë erdhi në dukje anashkalimi i shqiptarëve. Në manifestimin e quajtur “Hallvë”, që mbahet në disa qytete turke, kësaj radhe për herë edhe në këtë komunë rurale, kryetari Mazllum Hasan, deklaroi se kjo komunë është turke, respektivisht e vetmja komunë turke në Ballkan dhe këtu jetojnë vetëm turq. Po ashtu, ai shtoi se ata të cilët mendojnë ndryshe, duhet sa më parë të largohen nga Zhupa.

“Këtu jetojnë stërnipërit e osmanlinjve”, tha Hasan. Kryetari i Zhupës, në këtë manifestim të cilin e përcollën shumë banorë, por edhe mërgimtarë të cilët aktualisht jetojnë në Turqi, theksoi se në Zhupë gjithmonë kanë jetuar turq.
“Ky është edhe një rritim i radhës për popullatën shqiptare që jeton në trojet e veta në komunën Qendër Zhupë”, thonë banorët të fshatit Ballancë, fshat ky i cili është tërësisht i banuar me shqiptarë. Përfaqësuesi i bashkësisë lokale dhe anëtarë i Këshillit komunal, Sazan Papraniku, deklaroi se bëhet fjalë për provokime të vazhdueshme antishqiptare të kryetarit të komunës. “Këtu, në këto troje dem baba dem jetojnë shqiptarë, dhe askush nuk mund tu tregojë rrugën atyre se ku ata do të jetojnë.

Ky kryetar vazhdon me avazet e tij ekstremiste turke, të cilat kanë elemente fashizoide. Shqiptarët të kësaj ane e porosisin kryetarin të ndërpresë këto aktivitete antishqiptare dhe antinjerëzore”, thotë ai. Banori i këtij fshati, Ylber Iseni, shton se këtu me shekuj jetojnë shqiptarët dhe këto troje nuk e kanë ndërmend t’ia lënë ndokujt tjetër. Përndryshe, në këtë komunë ku popullata flet në gjuhën shqipe, turke dhe maqedonase, mësimi në shkollën fillore realizohet në të tre gjuhët.

Fërkimet politike kanë qenë prezentë gjithmonë, që nga koha e monizmit, madje disa herë është tentuar që të ndërpritet mësimi në gjuhën shqipe. Por, vet fshatarët shqiptarë kanë bërë një rezistencë të madhe dhe kanë mundur që të mbajnë paralelet në gjuhën shqipe në shkollën fillore në Qendër Zhupë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *