Home / Lajme / Maqedoni / Kundër referendumit për emrin

Kundër referendumit për emrin

1 korrik-Marrëdhëniet ndëretnike, çështja e emrit, koalicioni qeveritar dhe lufta kundër tregtisë me njerëz kanë qenë disa nga çështjet që Vikiliks publikoi në faqen zyrtare të saj. “Marrëdhëniet ndëretnike, të cilat janë zier brenda dhe që kanë sjellë deri tek konflikti i vitit 2001, i cili u zgjodh me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, mbeten të përçara”, ka konstatuar ambasadori Riker

Qeveria e kryeministrit Gruevskit, edhe pse në pushtet është që nga viti 2006 me një popullaritet të relativisht të mirë, pjesërisht për shkak të opozitës së dobët dhe të diskredituar, ajo asnjëherë nuk ka qenë në gjendje ose nuk ka shprehur dëshirën që në mënyrë efektive, të trajtojë sfidat e paraqitura. Kështu shkruajnë dokumentet e publikuara ditë më parë nga Vikiliks, e që janë i dedikohen Maqedonisë të raportuara nga ambasadori amerikan në Shkup, Filip Riker. Marrëdhëniet ndëretnike, çështja e emrit dhe trafikimi i njerëzve janë tri çështjet kryesore që kanë zënë vend në dokumentet e publikuara nga Vikilis.
“Marrëdhëniet ndëretnike, të cilat janë zier brenda dhe që kanë sjellë deri tek konflikti i vitit 2001, i cili u zgjodh me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, mbeten të përçara. Edhe pse Gruevski ka në koalicion partinë më të madhe etnike shqiptare – BDI të Ali Ahmetit, në mesin e këtij koalicioni, ne shohim një vlim të ulët të vazhdueshëm të çështjeve që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhëve maqedonase dhe shqipe nëpër shkolla dhe në kontekst zyrtar, ndarja ose mungesa e burimeve publike në vendet e banuara kryesisht me shqiptarë, dhe më e rëndësishmja, mungesa e përparimit në çështjen e emrit që është arsye për mos integrimin në strukturat Euro-Atlantike”, thuhet në dokumentet e Vikiliksit, të cilët mbajnë datën nëntor të vitit 2009.
“Spektri i ndarë ndryshe etnik shqiptar pajtohen se anëtarësimi në NATO dhe aq më pak në BE, është mënyra më e mirë për garantimin e të drejtave të tyre si qytetarë të plotë të Maqedonisë. Udhëheqësit e komunitetit shqiptar, sidomos Ali Ahmeti, janë të gatshëm të jenë të durueshëm, por jo përgjithmonë”, thuhet në dokumentet e Vikiliks, e që mban emrin e ambasadorut Riker.
“Gjatë takimeve më 26 tetor dhe 1 nëntor, udhëheqësi i partisë së komunitetit shqiptar në pushtet, Ali Ahmeti dhe ambasadori Riker kanë diskutuar udhëtimin e fundit të kryeministrit Gruevski në Bruksel dhe takimin e tij me kryeministrin e ri grek, Papandreu. Ahmeti ka theksuar se kryeministri duket të ketë një hapje të re ndaj zgjedhjes së çështjes së emrit, por ende varet në të njëjtat pengesa. Në përgjithësi, Ahmeti ka kundërshtuar idenë e referendumit në lidhje me çështjen e emrit, por ka këmbëngulur se nëse është e nevojshme, gjuha e çfarëdo referendumi të propozuar duhet të ketë mbështetje të gjerë. Ahmeti gjithashtu ka deklaruar se partia e tij dhe partia opozitare maqedonase – LSDM, kanë rënë dakord që të bojkotojnë fillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që duhet të shpallen. Ai, gjithashtu ka thënë se grupi parlamentar që heton rastin e Sopotit, do të kërkojë që rasti të futet në rigjykim dhe ka besuar se partia e tij dhe VMRO-DPMNE kanë qenë afër pëlqimit për një pako sociale për ish-luftëtarët e UÇK-së”, thuhet në dokumentet e Vikiliksit. Gjatë periudhës së raportimit, vijojnë më tej dokumentet, Qeveria e Maqedonisë ka vazhduar të tregojë një angazhim të fortë për të luftuar trafikimin e njerëzve dhe për të marrë pjesë në aktivitete ndërkombëtare të drejtuara në identifikimin dhe eliminimin e trafikimit të njerëzve. “Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Maqedonisë kanë shprehur një interesim aktiv në luftën kundër trafikimit të njerëzve dhe kanë mbajtur fjalime publike në vend dhe jashtë vendit kundër trafikimit të njerëzve. Komisioni Nacional për parandalim dhe luftë kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe Migrimit të paligjshëm, ka punuar në mënyrë proaktive me komunitetin ndërkombëtar dhe OJQ kryesore kundër trafikimit të njerëzve, për të përmirësuar parandalimin, ndjekjen penale dhe mbrojtjen e viktimave. Qeveria vazhdoi të përforcojë marrëdhëniet e saj të veçanta bilaterale dhe multilaterale për të siguruar identifikimin dhe transportimin e sigurt të viktimave jashtë kufijve, dhe për të rritur efektivitetin e zbatimit të ligjit kundër trafikimit dhe kontrabandës ndërkombëtare”, thuhet në dokumentet e publikuara ditë më parë nga faqja zyrtare e Vikiliksit.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *