Home / Lajme / Maqedoni / Kush do të drejtojë me ekzekutivin

Kush do të drejtojë me ekzekutivin

14 korrik-Në dy postet zëvendësministrore, atë të Implementimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe Çështjeve Evropiane do të ulen Musa Xhaferi dhe Teuta Arifi, Blerim Bexheti në Drejtësi, Fatmir Besimin në Mbrojtje, Abdylaqim Ademin në Ekologji, Nevzat Bejtja në Pushtetin Lokal dhe Valon Saraçini në Ekonomi. Mandatari Gruevski më së voni deri nesër Veljanovskit, do t’ia parashtrojë programin dhe përbërjen e funksionarëve të rinj qeveritar

Bashkimi Demokratik për Integrim përfundimisht i ka përzgjedhur emrat e ministrave shqiptar që do të drejtojnë në ekzekutiv. Në mbledhjen e kryesisë së partisë janë dakorduar që në dy postet zëvendësministrore, atë të Implementimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe Çështjeve Evropiane të ulen Musa Xhaferi dhe Teuta Arifi. Ndërsa si ministra të tjerë, përkatësisht është pozicionuar Blerim Bexheti në Drejtësi, Fatmir Besimin në Mbrojtje, Abdylaqim Ademin në Ekologji, Nevzat Bejtja në Pushtetin Lokal, dhe Valon Saraçini, si ministër i Ekonomisë.

Nga ana tjetër, mandatari Nikolla Gruevski më së voni deri nesër kryparlamentarit Trajko Veljanovski, do t’ia parashtrojë programin dhe përbërjen e funksionarëve të rinj qeveritar. Menjëherë pas kësaj, Veljanovski pritet të caktojë seancën parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së re që do të mbahej në fund të javës, edhe pse afati ligjor lejon që një të tillë të mund ta bëj në afat prej 15 ditëve.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *