Home / Lajme / Maqedoni / Lirohet kartoni i gjelbër

Lirohet kartoni i gjelbër

29 korrik-“Kartoni i gjelbër për veturat transportuese deri më 66 kilovatë lirohet nga 160 në 60 euro, për automjetet mbi 66 kilovat nga 160 në 90 euro, kurse për automjetet transportuese çmimi i kartonit të gjelbër lirohet nga 450 në 280 euro. Me këtë pushojnë së përdoruri kartonët mujor, tremujor dhe gjashtëmujor për automjetet e udhëtarëve dhe transportuese”, ka njoftuar Gruevski.

Nga një shtatori i këtij viti do të lirohet çmimi i kartonit të gjelbër për automjetet, do të ketë zbritje të TVSH-së nga 18 në 5 për qind për shërbimet turistike dhe qarkullimit të importit të lëndës për prodhimin e vajit ushqimor, kurse obliguesit tatimor të cilët nuk kanë qarkullim vjetor më shumë se 3 milionë denarë, tërësisht do të lirohen nga tatimi i përfitimit. Këto janë vetëm disa nga masat të cilat i ka miratuar Qeveria në seancën e parë, për të cilat, siç tha kryeministri Gruevski, do të përmirësojnë klimën e biznesit dhe do të kenë ndikim pozitiv në standardin e qytetarëve.

Qeveria gjithashtu ka miratuar propozim-ligjin për subvencionimin e kredive për blerje të shtëpive dhe banesave.

“Kartoni i gjelbër për veturat transportuese deri më 66 kilovatë lirohet nga 160 në 60 euro, për automjetet mbi 66 kilovat nga 160 në 90 euro, kurse për automjetet transportuese çmimi i kartonit të gjelbër lirohet nga 450 në 280 euro. Me këtë pushojnë së përdoruri kartonët mujor, tremujor dhe gjashtëmujor për automjetet e udhëtarëve dhe transportuese”, ka njoftuar Gruevski. Ndërkaq, ndërmarrjet tregtare të cilat gjatë vitit nuk kanë të hyra 3-6 milionë denarë, me ndryshimet e Ligjit për përfitim, do t’ju mundësohet zgjedhja e modelit të tatimit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *