Home / Lajme / Maqedoni / Magjistrat me vite presin punë

Magjistrat me vite presin punë

3 korrik-
Përveç që Maqedonia ka numër më të madh të papunëve në rajon, lider është regjistruar edhe në zgjatjen e afatit kohor për të gjetur një vend pune. Pothuajse dy të tretat nga 300 mijë personat e evidentuar si të papunë, presim më shumë se katër vite për t`u punësuar. Të dhënat e fundit zyrtare bëjnë të ditur se mbi 200 mijë të papunë me vite të tëra janë në kërkim të vendit të punës. Pjesa më e madhe e tyre janë të grupmoshës 24 deri më 34 vjet

– Alban Aliu së bashku me pesë shokët e tij ka diplomuar para pesë viteve në universitetin e Shkupit. Ka mbaruar studimet në Fakultetin për Punë Sociale me notë mesatare 9. Ai, përveç që flet rrjedhshëm gjuhën maqedonase, njëkohësisht flet mirë edhe gjuhën angleze dhe italiane. Nga viti 2006 e deri më sot, Albani bashkë me shokët në Agjencinë për Punësim të Maqedonisë evidentohet si i papunë. Në mënyrë intensive aplikon për punë, por gjithkund merr përgjigjen e njëjtë – “nuk mund t’ju pranojmë nëse nuk keni librezë partiake”.

“Mendoj se nuk ka institucion shtetëror që nuk kam aplikuar për punë. Tani pas pesë vite në kërkim të një vendi pune, më në fund e kuptova se përparësi nuk është fakulteti e profesionalizmi, por libreza partiake. Nisur nga ky vlerësim, mendoj se edhe gjatë kohë do të mbetem pa punë”, thotë Albani. Të njëjtin mendim e ndajnë edhe shokët e tij, të cilët edhe pse në kohë kanë kryer studimet, megjithatë asnjëri prej tyre nuk shpreson se do të gjëje punë në Maqedoni. “Sidomos ne të rinjtë që kemi diplomuar shumë vite më parë jemi ata të cilët vuajmë më tepër. Edhe pse të diplomuar me rezultate të larta, shumë pak kemi shpresë së një ditë do të punësohemi. I vetmi shpëtim në kërkim të një jetë më të mirë është ikja jashtë vendit”, thotë njëri nga shokët e Albanit. Pothuajse dy të tretat nga 300 mijë personat e evidentuar në Agjencinë për punësim si të papunë, presim më shumë se katër vite për tu punësuar.

Të dhënat e fundit të Agjencisë për Punësim bëjnë të ditur se mbi 200 mijë të papunë, me vite të tëra janë në kërkim të vendit të punës. Pjesa më e madhe e tyre janë të grupmoshës 24 deri më 34 vjet. Gjendja e rëndë ekonomike dhe vlerësimi i pakët i të rinjve intelektual nga shteti, për ekspertin ekomomik Naser Selmi, ka bërë që shumë të rinjtë të humbin besimin se një ditë – do të gjejnë punë.

“Dhjetë vitet e fundit, inteligjenca është ajo që vuan më tepër. Shteti shumë pak bënë që këta intelektualë të gjejnë punë. Të rinjtë e diplomuar, zyrtarët dhe ata që kanë kryer studime dhe trajnime jashtë vendit, shfrytëzojnë çdo mundësi për t’u larguar”, thotë Selimi. Gjithashtu, edhe Enti statistikor në fund të muajit mars doli me të dhënat se mbi 20 mijë persona që kanë të kryer studimet e larta, janë të papunë, më mesin e tyre 314 janë magjistra dhe 22 doktor shkencash. Profesori universitar, Naser Selimi thotë se Maqedonia, përveç që ka numër më të madh të papunëve krahasuar me vendet e rajonit, atë e bënë të pasigurt edhe periudha e gjatë e pritjes së një vendi pune. “Në kushte kur shteti ka kapacitet të ulët institucional për të rritur numrin e të punësuarve në institucionet shtetërore, atëherë shteti detyrohet të krijojë kushte të mira për zhvillimin e sektorit privat, i cili sipas definicionit, duhet të shndërrohet si institucioni më i madh punëdhënës në Maqedoni. Nëse kjo do të ndodhte, me siguri se brenda një kohë të shkurtër – problem i papunësisë shumë shpejtë do të zvogëlohej”, thotë Selimi.

Përndryshe, nëse edhe Qeveria e re nuk ndihmon sektorit privat apo punësimet e reja nuk i mbështet në profesionalizëm dhe kuadro cilësorë, atëherë sipas Selimit, intelektualët e rinj do ta kenë edhe më vështirë për të gjetur punë, nëse nuk kanë librezë partiake

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *