Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni-Kroaci, Marrëveshje ekstradimi

Maqedoni-Kroaci, Marrëveshje ekstradimi

8 korrik-Marrëveshja, siç tha Manevski, përfshin ekstradim për shkak të fillimit të ndjekjes penale dhe ekstradim për shkak së vuajtjes së dënimit

Maqedonia dhe Kroacia të premten e parafuan tekstin e Marrëveshjes për ekstradimin e shtetasve të tyre, gjë që do të mundësojë luftë më efikase kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe larjes së parave. Mundësia për parafimin e kësaj marrëveshjeje për Maqedoninë u hap me ndryshimet në Kushtetutë dhe Amendamentin 32 kushtetues të miratuara në mars të këtij viti. Marrëveshjen nga pala e Maqedonisë e firmosi sekretarja shtetërore në Ministrinë e Drejtësisë, Biljana Brishkovska – Boshkovski, ndërsa nga Kroacia drejtori i Drejtorisë për bashkëpunim ndërkombëtar në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, Kristian Turkel. Pas parafimit, siç deklaroi sot ministri i Drejtësisë, Mihajllo Manevski, marrëveshja do të dorëzohet deri te qeveritë e Maqedonisë dhe të Kroacisë, që duhet ta përcaktojnë tekstin dhe sikurse edhe përfaqësues që do ta nënshkruajë, pas së cilës fillon procedurë për ratifikim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe në atë të Republikës së Kroacisë. Më pas Marrëveshja hyn në fuqi juridike. Ai shtoi se pret të gjitha këto punë rreth marrëveshjes të përfundojnë deri në fund të shtatorit të këtij viti.

Marrëveshja, siç tha Manevski, përfshin ekstradim për shkak të fillimit të ndjekjes penale dhe ekstradim për shkak së vuajtjes së dënimit.

“Lidhur me ekstradimin e shtetasve për ndjekje penale sipas dispozitave të marrëveshjes ai do të bëhet për vepër penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe veprës penale për larje parash, për të cilën është caktuar dënim me burg prej së paku katër viteve”, theksoi Manevski duke shtuar se këto janë veprat më të rënda penale të cilat janë paraparë në Kodin Penal.

Në Marrëveshje, siç theksoi, janë përcaktuar saktë veprat penale të korrupsionit për të cilat mund të bëhet ekstradimi, për shkak fillimit të procedurës për ndjekje penale. “Ato janë veprat penale për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimin e personit zyrtar dhe personit përgjegjës, për dhënien e ryshfetit aktiv dhe pasiv në sektorin shtetëror, për ryshfet aktiv dhe pasiv në sektorin privat, për abuzim dhe për ndikim me ryshfet që të kryhet, apo për ndonjë veprim të pacaktuar zyrtar”, sqaroi ministri i Drejtësisë. Marrëveshja, sipas Manevskit, parasheh që të bëhet ekstradimi i shtetasve për vuajtje të dënimit nëse bëhet fjalë për dënim të shqiptuar apo për dënim i cili nuk ka përfunduar prej së paku dy vjet.

Manevski njoftoi se ka përfunduar puna e grupeve të punës për kontraktimin e marrëveshjes për ekstradim me Serbinë. Ai shtoi se pritet që marrëveshjet për ekstradim me Beogradin dhe Podgoricën të nënshkruhen deri në tetor të këtij viti.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *