Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia me mbi 311 mijë të papunë

Maqedonia me mbi 311 mijë të papunë

19 korrik-Më shumë nga të papunët, siç tregojnë të dhënat e Agjencisë, janë në Shkup 68.587, vijon Tetova me 27.950, Kumanova me 25.597, Prilepi me 21.714 persona të papunë

Sipas evidencës së Agjencisë për punësim, në qershor të këtij viti në në Maqedoni janë regjistruar 311.374 persona të papunë, që në krahasim me muajin paraprak është më pak për 4.098, ndërsa në krahasim me qershorin e vitit të kaluar numri është më i vogël për 19.182 persona.

Më shumë nga të papunët, siç tregojnë të dhënat e Agjencisë, janë në Shkup 68.587, vijon Tetova me 27.950, Kumanova me 25.597, Prilepi me 21.714 persona të papunë.

Sipas moshës më shumë në listën e të papunëve janë personat prej 20 deri në 24 vjeç. Në këtë moshë punë kërkojnë 35.291 persona.

Mes të papunëve sipas arsimit më së shumti, respektivisht 151.971 persona, janë me kualifikim të ulët. Në Agjenci të papunë janë evidentuar edhe 20 doktor shkencash dhe 399 magjistra.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *