Home / Lajme / Rajon / Maqedonia mirënjohëse ndaj Shqipërisë

Maqedonia mirënjohëse ndaj Shqipërisë

19 korrik-
Ambasadori i Maqedonisë në Tiranë, Trpeski në një takim me kryeparlamentaren Topalli është shprehur se Maqedonia është mirënjohëse ndaj Shqipërisë, veçanërisht për mbështetjen e dhënë për anëtarësimin e vendit në Aleancë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli priti sot në një takim ambasadorin e Maqedonisë në Shqipëri, Vele Trpeski.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Kuvendit shqiptar, Topalli shprehu kënaqësinë për nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Bashkëpunimi duhet të shtrihet më tej në të gjitha nivelet, tha Topalli, duke shtuar se vizitat reciproke mes parlamentarëve duhet të jenë edhe më intensive.

Ambasadori Trpeski ndërkaq vlerësoi progresin e Shqipërisë. “Ne i jemi mirënjohës vendit tuaj, veçanërisht si anëtar i NATO-s, për mbështetjen e dhënë për anëtarësimin e vendit tonë në Aleancën e Veriut”, ka thënë Trpeski.

Në takim u bisedua mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit, jo vetëm dypalësh apo rajonal, por edhe për arritjen e objektivit të përbashkët – anëtarësimin në BE.

Ambasadori Trpeski i përcolli Kryetares së Kuvendit ftesën e veçantë të Kryetarit të rizgjedhur të Parlamentit të Maqedonisë, Veljanovski për një vizitë zyrtare, ftesë të cilën Kryetarja e Kuvendit e pranoi me shumë kënaqësi, transmeton NOA.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *