Home / Sport / Maqedonia në grupin e vdekjes, me Serbinë dhe Kroacinë – Shqipëria kundër Zvicrës së shqiptarëve

Maqedonia në grupin e vdekjes, me Serbinë dhe Kroacinë – Shqipëria kundër Zvicrës së shqiptarëve

Shorti i hedhur të shtunën i ka vendosur tri vende ish jugosllave në të njëjtin grup, atë A. Kroacia dhe Serbia, armiq të përbetuar, do ta ndajnë të njëjtin grup dhe pritet një sfidë për ‘jetë a vdekje’ në mes të këtyre dy ekipeve. Ndërsa, aty gjendet edhe një tjetër vend ish jugosllav, Maqedonia.

Të shtunën në mbrëmje në Rio de Janeiro është tërhequr shorti për kualifikimet e KB 2014 në Brazil. Reprezentacioni i Maqedonisë gjendet në grupin A së bashku me Kroacinë, Serbinë, Skocinë dhe Uellsin. Të vetmet Kombëtare me të cilat Maqedonia nuk ka luajtur deri më tani janë Uellsi dhe Serbia. Me Kroacinë Maqedonia do të ndeshet për herë të tretë në eliminatore. Me Skocinë për herë të dytë, ashtu sikurse kundër Belgjikës me të cilët janë takuar në ciklin kualifikues për KE 1996. Me Serbinë nuk ka zhvilluar ndeshje kualifikuese edhe pse njëherë kanë luajtur kundër Republikës federative të Jugosllavisë në të cilën përbërje ishin serbët.

Plasmanin në KB do të sigurojnë skuadrat që zënë vendet e para në nëntë grupe, kurse tetë të dytët do të luftojnë për katër vende të tjera. Në Rio në vendngjarje ka qenë edhe kreu i FFM-së.

“Përshtypja jonë e parë është se bëhet fjalë për një grup interesant. Fqinjët tanë nga Ballkani i njohim mirë pasi edhe më herët jemi ndeshur në grup me ta. Me Kroacinë dhe Serbinë është sfidë të luhet. Skocinë mund ta befasojmë, sikurse edhe Belgjikën, por e cila duket pak e paparashikueshme si Uellsi. Në përgjithësi jemi të kënaqur”, tha Igor Klimper, sekretar i FFM-së. Në delegacion ishin edhe kryetari i FFM-së, Haxhiristeski dhe nënkryetari Qenan Idrizi.

Shqipëria kundër Zvicrës së shqiptarëve

Kombëtarja shqiptare kishte fat të madh në shortin që u hodh sonte në Rio de Janeiro, për fazën eliminatore të Botërorit ‘Brazili 2014’. Kuqezinjtë janë vendosur në Grupin E në Zonën e Evropës së bashku me Qipron, Islandën, Norvegjinë, Slloveninë dhe Zvicrën e shqiptarëve: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemajli, Valon Behrami e Albert Bunjaku. Pra, ky grup përbëhet nga ekipe të nivelit mesatar dhe asnjëri nga kundërshtarët e ekipit të Josip Kuzes nuk është një superfuqi evropiane, apo botërore.
Shqipëria ishte pjesë e vazos së katërt, bashkë me Skocinë, Bullgarinë, Poloninë, Austrinë, Rumaninë dhe Gjeorgjinë dhe duket se kaloi më së miri nga to.
Qipro dhe Islanda konsiderohen si autsajder të grupit, ndërsa kundërshtari më i fortë për Shqipërinë do të jetë Zvicra, por nuk duhet harruar as Slloveninë e Norvegjinë.

Grup interesant do të jetë edhe ai I, ku do të jenë kampioni aktual i botës, Spanja dhe kampioni i dikurshëm, Franca. Ndërsa, pjesë e këtij grupi do të jetë edhe Finlanda e Përparim Hetemajt e Berat Sadikut. Kurse, Suedia e Emir Bajramit është pjesë e Grupit C, me kundërshtarin më të fortë, Gjermaninë.

Eliminatoret e Botërorit 2014, Zona e Evropës

Grupi A
1. Kroacia
2. Serbia
3. Belgjika
4. Skocia
5. Maqedonia
6. Uellsi

Grupi B
1. Italia
2. Danimarka
3. Rep. e Çekisë
4. Bullgaria
5. Armenia
6. Malta

Grupi C
1. Gjermania
2. Suedia
3. Rep. e Irlandës
4. Austria
5. Ishujt Faro
6. Kazakistani

Grupi D
1. Holanda
2. Turqia
3. Hungaria
4. Romania
5. Estonia
6. Andorra

Grupi E
1. Norvegjia
2. Sllovenia
3. Zvicra
4. Shqipëria
5. Qipro
6. Islanda

Grupi F
1. Portugalia
2. Rusia
3. Izraeli
4. Irlanda e V.
5. Azerbajxhani
6. Luksemburgu

Grupi G
1. Greqia
2. Sllovakia
3. Bosnja e H.
4. Lituania
5. Letonia
6. Lihtenshtajni

Grupi H
1. Anglia
2. Mali i Zi
3. Ukraina
4. Polonia
5. Moldavia
6. San Marino

Grupi I
1. Spanja
2. Franca
3. Bjellorusia
4. Gjeorgjia
5. Finlanda

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *