Home / Lajme / Maqedoni / Marrëdhëniet ndëretnike të rëndësishme për qytetarët, por më tepër i berngosë papunësia

Marrëdhëniet ndëretnike të rëndësishme për qytetarët, por më tepër i berngosë papunësia

7 korrik-Më së shumti paragjykime, sipas rezultateve, ekzistojnë ndaj shqiptarëve etnik dhe ndaj romëve. Më së shumti qytetarë apo 41,6 për qind mendojnë se ekzistojnë paragjykime për shqiptarët etnik, e më pas vijojnë romët dhe maqedonasit etnik, ndërsa 8,4 për qind e qytetarëve mendojnë se nuk ekzistojnë paragjykime.

Shumica e qytetarëve të Maqedonië mendojnë se marrëdhëniet ndëretnike janë të rëndësishme, por më tepër i brengosin papunësia, varfëria, ekonomia, korrupsioni, krimi dhe hyrja në BE dhe në NATO.

Këtë e tregojnë rezultatet nga anketa e Qendrës së Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN), përkatësisht Raporti për marrëdhënie ndëretnike dhe cilësia e tyre. Hulumtimi është zbatuar me anketë të terrenit në amvisëritë në muajin maj në shembull reprezentativ prej 2.087 të anketuar dhe anketë on-lajn me shembull reprezentativ prej 24 personalitete publike/informuese në Maqedoni.

QMBN zbatoi studim gjithpërfshirës të Marrëveshjes së Ohrit. Kjo është pjesa e katërt e hulumtimit për marrëdhënuet ndëretnike 10 vite pas konfliktit të luftës.

“Dhjetë vite pas konfliktit, një pakicë jo shumë e madhe i percepton marrëdhëniet si armiqësore. Qytetarët më hpesh i vlerësojnë marrëdhëniet ndëretnike si të përmbajtura (33,2 për qind), 18,4 për qind i vlerësojnë si rivale, 17,7 për qind si bashkëekzistencë paqëdashëse, 16,9 për qind mendojnë se ekziston bashkëpunim ndëretnik, ndërsa një pakicë jo shumë e madhe prej 9,4 përqindëve i vlerësojnë marrëdhëniet si armiqësore”, tha në konferencën e sotme për shtyp Sasho Klekovski nga QMBN.

Potencoi se perceptim më të lartë për marrëdhënie armiqësore ka në rajonin e Vardarit (18,5 për qind) dhe në atë të Pollogut me 18,2 për qind, përderisa perceptim më të lartë për bashkëpunim ka në rajonin jugperëndimor dhe verilindor.

Anketuesit mendojnë se marrëdhëniet ndëretnike janë më të mira se para vitit 2001. Janë vlerësuar me 2,8 , ndërsa qytetarët presin përmirësim për 5 vite në 3,2 në shkallë prej 1 deri në 5, ku 5 është vlerësimi më i lartë.

“Vlerësimi është pozitiv edhe krahas ndikimit negativ të rastit “Kalaja” dhe të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Shqiptarët etnik, turqit, boshnjakët dhe romët i vlerësojnë marrëdhëniet ndëretnike sot si më të mira se para vitit 2001 dhe kanë pritje pozitive për përmirësime për 5 vite”, tha Klekovski.

Më së shumti paragjykime, sipas rezultateve, ekzistojnë ndaj shqiptarëve etnik dhe ndaj romëve. Më së shumti qytetarë apo 41,6 për qind mendojnë se ekzistojnë paragjykime për shqiptarët etnik, e më pas vijojnë romët dhe maqedonasit etnik, ndërsa 8,4 për qind e qytetarëve mendojnë se nuk ekzistojnë paragjykime.

Është vërejtur mosbesimi më i madh ndaj shqiptarëve etnik dhe ndaj romëve. Maqedonasit etnik më së shumti mosbesim kanë ndaj shqiptarëve etnik (45,4 për qind) dhe romëve (25,1), ndërsa më së paku në boshnjakët etnik, serbët dhe vllehët.

“Më së shumti mosbesim ndaj shqiptarëve etnik kanë edhe romët, serbët etnik dhe vllehët. Shqiptarët etnik më së shumti mosbesim kanë ndaj maqedonasve etnik me 43,4 për qind dhe ndaj romëve 18,4 për qind, e më së paku ndaj boshnjakëve etnik. Turqit dhe boshnjakët etnik më shpesh nuk kanë mosbesim”, shtoi Klekovski

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *