Home / Sport / Marseja fiton Superkupën e Francës

Marseja fiton Superkupën e Francës

Marseja ka fituar Superkupën e Francës duke mposhtur me rezultatin 5-4 Lilën në një ndeshje të çmendur.

Kjo është radha e golave të shënuar në takimin e zhvilluar në Tangeri të Marokut: Balmont (9’) dhe Hazard (57’) krijojnë avantazhin e dyfishtë për Lilën; Ayew (71’) i Marsejës shkurton diferencën në 2-1; Sow (72’) çon rezultatin në 3-1 për Lilën; Morel (85’) dhe Remy (87’) për Marsejën barazojnë takimin në 3-3; Ayew me penallti (90’) kalon në avantazh Marsejën në 4-3 para se rezultati të barazohet në 4-4 nga Basa; një tjetër penallti e shënuar nga Ayew në minutën e 93 i jep fitoren përfundimtare ekipit marsejez.

Kjo është Superkupa e tretë në historinë e Marsejës, ndërsa e dyta me rradhë, pasi kishin fituar edhe vitin e kaluar.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *