Home / Lajme / Maqedoni / Mbi 30 për qind të varfër

Mbi 30 për qind të varfër

12 korrik-Shkalla e varfërisë tek të papunësuarit është 41,8 për qind, gjegjësisht 44,8 për qind nga të gjithë të varfëritë janë persona të papunësuar, kurse gjithsej 54,7 për qind nga të varfëritë jetojnë në familje bartësi i së cilës nuk ka të kryer më së shumti se arsimin e mesëm

Në Republikën e Maqedonisë vitin e kaluar janë evidentuar 30,9 për qind persona të varfër për dallim nga viti 2009, kur shkalla e varfërisë ka qenë 31,1 për qind.

Shkalla e varfërisë tek të papunësuarit është 41,8 për qind, gjegjësisht 44,8 për qind nga të gjithë të varfëritë janë persona të papunësuar.

Siç kumtoi Enti shtetëror për statistikë, grupe më të prekura janë familjet shumë anëtarëshe me pikëpamje të faktit se 47,3 për qind nga të varfëritë jetojnë në familje me 5 dhe më shumë anëtarë.

Arsimimi, gjithashtu, ndikon në numrin e të varfërve. Gjithsej 54,7 për qind nga të varfëritë jetojnë në familje bartësi i së cilës nuk ka të kryer më së shumti se arsimin e mesëm.

Si të varfër konsiderohen personat, familjet ose grupe personash resurset e të cilëve (materialisht, nga aspekti kulturor dhe social) janë në nivel që i përjashton nga mënyra minimale e pranuar e jetesës në vend.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *