Home / Lajme / Maqedoni / Me bujqësi rëndë mbijetohet

Me bujqësi rëndë mbijetohet

20 korrik-Rajoni i Pollogut me herët ishe i njohur për prodhime të ndryshme, kurse tani fushat janë lënë pas dore, shumë pak po punohen, ndërsa më së tepërmi mbillet, grurë, misër, patate dhe groshë. Edhe ata pak bujq që mbjellin tokën, këtë e bëjnë ngase nuk kanë nga t’ia mbajnë shkaku i gjendjes së rëndë financiare

Bujqësia në rajonin e Pollogut ngadalë po zhduket. Një pjesë e tokës ka ngelur lendinë, ndërsa bujqit ankohen se nuk ka subvencione nga shteti, por përmendin edhe faktin se është e vështirë të mbahet familja me të ardhura vetëm nga bujqësia. Një trend tjetër gjithnjë e në rritje është edhe zvogëlimi i hapësirave bujqësore me ndërtimet.
Rajoni i Pollogut me herët ishe i njohur për prodhime të ndryshme, kurse tani fushat janë lënë pas dore, shumë pak po punohen, ndërsa më së tepërmi mbillet, misër, patate dhe groshë. Edhe ata pak bujq që mbjellin tokën, këtë e bëjnë ngase nuk kanë nga t’ia mbajnë shkaku i gjendjes së rëndë financiare. “Toka nuk punohet si duhet, mund të them se misër mbjellim, groshë, e cila mund ta mbulojë pak harxhimin”, thotë Rezak Ameti, bujk nga rajoni i Komunës së Tearcës. Edhe bujqit tjerë shprehen se nga bujqësia nuk jetohet, harxhimet janë të mëdha, kurse rendimenti shitet me çmim të lirë shkaku i konkurrencës të padrejtë, pasi shumë prodhime hyjnë nga shtetet e jashtme dhe shiten lirë, ndërsa prodhimi vendor ngel i pa shitur. “Vështirë është me bujqësinë, kohën e fundit bashkëfshatarët kanë lënë punën e tokës. Kjo e bën të veten dhe s’ke vullnet pune, harxhimet janë të mëdha dhe njerëzit janë tërhequr krejt. Normal që është vështirë, sepse kur të fillosh të mbash familje me tokën, llogaria nuk të del askund”, thotë një tjetër bujk i kësaj ane Servet Limani.
Dikur fusha e Pollogut ka qenë tejet të njohura për Mollët e Tetovës, specat, domatet, fasulen, por kjo ka mbetur vetëm një e kaluar. “Ky rajon më herët mbijetonte falë bujqësisë, pasi që leverdia ishte më e madhe, ndërsa tani gjithçka është me çmim më të shtrenjtë”, theksojnë bujqit Ata shprehen se ngritja e çmimeve të derivateve të naftës, plehrave artificial, modernizimi i automjeteve për bujqësi, ka ndikuar që jo çdo kush të ketë mundësi të përfitojë nga bujqësia, ndërsa një pjesë e madhe janë tërhequr, kurse një pjesë punon fushën vetëm sa për sy e faqe. Rrugët, sipas tyre, janë të paasfaltuara, ndërsa përreth ka vetëm mbeturina dhe kohëve të fundit janë bërë të pakalueshme. Kjo, nënvizojnë ata, ka bërë që shumica të tërhiqen nga investimi në bujqësi dhe të merre me profesione tjera

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *