Home / Lajme / Maqedoni / Më pak vdekje nga përdorimi i dhunës

Më pak vdekje nga përdorimi i dhunës

5 korrik-Gjatë vitit të kaluar poashtu janë rregjistruar edhe 13 vetëvrasje, shumica prej të cilëve kanë ndodhur duke u varur në litar. Karakteristikë është se në këtë rajon, pra në Pollog, ende janë tentimet për të bërë vetëvrasje me tableta të ndryshme, kemikale të rrezikshme.Gjatë 2010, sipas evidencës së Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë, janë rregjistruar edhe 25 raste tragjike si pasojë e pakujdesisë së njeriut, para se gjithash duke mos përdorur paijsje adekuate dhe metodave të ndryshme gjatë punës, sidomos në ndërtimtari

Viteve të fundit, në rajonin e Pollogut, veprat e rënda penale që kanë të bëjnë me jetën e njerëzve dhe dhunës në trup shënojnë rënie. Sipas informacioneve policore këtë vit në rajonin e Tetovës nuk është shënuar asnjë vrasje, ndërsa janë rregjistruar dy vetëvrasje. Sipas zëdhënësit të Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Marjan Josifovski, gjatë vitit të kaluar në rajonin që mbulon ky sector janë rregjistruar 4 vrasje, 8 tentime për vrasje, dhe ndërsa dhunë u është shkaktuar 37 personave prej të cilëve 34 kanë përfunduar me lëndime të rënda. Shumica e vrasjeve sipas Josifovskit, janë kryer me armë zjarri, me përdorim të pistoletës dhe janë zbardhur të gjitha. Shkak për të marrë jetën e tjetrit në këtë periudhë kanë qenë mosmarrëvshjet financiare, llogaritë e papastruara të mëhershme, prishjet e raporteve familjare etj. Gjatë vitit të kaluar poashtu janë rregjistruar edhe 13 vetëvrasje, shumica prej të cilëve kanë ndodhur duke u varur në litar. Karakteristikë është se në këtë rajon, pra në Pollog, ende janë tentimet për të bërë vetëvrasje me tableta të ndryshme, kemikale të rrezikshme.Gjatë 2010, sipas evidencës së Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë, janë rregjistruar edhe 25 raste tragjike si pasojë e pakujdesisë së njeriut, para se gjithash duke mos përdorur paijsje adekuate dhe metodave të ndryshme gjatë punës, sidomos në ndërtimtari. Sipas policisë gjatë 2009 kanë ndodhur 5 vrasje, 8 tentime për vrasje ndërsa janë rregjistruar edhe 36 raste kur është përdorur dhunë, prej të cilëve 24 të rënda. Trendi i rënies së numrit të të vdekurve nga dhuna shënohet edhe në nivel republican. Sipas të dhënave nga Enti Statistikor Shtetëror numri i personave të vdekur nga dhuna është ulur për 4, 1 përqind, në krahasim me vbitine kaluar dhe janë rregjistruar 588 persona të vdekur. Sipas strukturës gjinore personat të cilët kanë vdekur nga dhuna si këtë vit poashtu edhe gjatë viteve të kaluara janë meshkuj, edhe atë 71 përqind. Sa u përket rasteve nga dhuna prijën rastet targjike, pastaj janë vetëvrasjet dhe në fund renditen vrasjet.
(Urim Hasipi)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *