Home / Lajme / Maqedoni / Mërgimtarët privilegjohen nga policia

Mërgimtarët privilegjohen nga policia

5 korrik-Republika e Maqedonisë, përkujtohet në kumtesë të MPB-së është në udhëkryq të korridorit evropian 8 dhe 10, të cilat janë në mënyrë të jashtëzakonshme frekuentues në periudhën e verës, kur një numër i madh i turistëve dhe mërgimtarëve i shfrytëzojnë pushimet që të vizitojnë ndonjë destinacion ose që të kthehen në vendlindje.

Efektivëve të policisë nga policia e autostradës dhe e trafikut, të cilët kanë kontakt të drejtpërdrejtë me shtetasit e huaj u rekomandohet të jenë maksimalisht tolerantë ndaj shoferëve të huaj.

U rekomandohet kontrollet e automjeteve, të cilat tranzitojnë t’i vendosin në minimum, respektivisht vetëm nëse për këtë ka arsye serioze, parapëlqehet që ndalesat të jenë sa më të shkurtëra, pastaj tolerancë më e madhe në lidhje me kundërvajtjet më të vogla. Kur dot ë regjistrohet kundërvajtje e këtillë, nëpunësit policorë si masë duhet ta përdorin paralajmërimin për shtetasin e huaj.

Detyrimisht gjatë ndërmarrjes së të gjitha masave është që të përmbahen në kodin etik, ligjet dhe mirësjelljen gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.

Të gjitha këto rekomandime janë në kuadër të orvatjeve qeveritare periudhë më të gjatë, për përmirësim të përshtypjes, të cilën shtetasit e huaj e marrin për vendin.

Ministria e Punëve të Brendshme tani filloi me ndarje të materialeve informative, të botuara në tetë gjuhë, në të gjitha vendkalimet kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi, me të cilat shtetasve të huaj u jepen informacione të dobishme që të njoftohen me rregullativën ligjore.

Republika e Maqedonisë, përkujtohet në kumtesë të MPB-së është në udhëkryq të korridorit evropian 8 dhe 10, të cilat janë në mënyrë të jashtëzakonshme frekuentues në periudhën e verës, kur një numër i madh i turistëve dhe mërgimtarëve i shfrytëzojnë pushimet që të vizitojnë ndonjë destinacion ose që të kthehen në vendlindje.

Kjo do të thotë se qindra mijëra shtetas të huaj gjatë këtij muaji dhe muajit të ardhshëm i kalojnë kufijtë dhe i shfrytëzojnë rrugët e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *