Home / Lajme / Maqedoni / Meshkujt më të përfaqësuar se femrat në administratën shtetërore

Meshkujt më të përfaqësuar se femrat në administratën shtetërore

7 korrik-Femrat janë të sistemuara në vende më të ulëta drejtuese pavarësisht nëse në organe të caktuara dhe organizata janë më në numër dhe në përqindje më të madhe janë me arsim më të lartë se burrat. Edhe krahas angazhimeve të shtetit për krijim të kushteve dhe mundësive për barazi gjinore mes femrave dhe meshkujve, akoma ka mosbarazi në raport mes grave dhe meshkujve, thuhet në informacion.

Meshkujt dominojnë në administratën shtetërore dhe lokale në Maqedoni. Hulumtimi për përfaqësimin e gjinive dhe për gjendjen e dhunës familjare të zbatuar nga Zyra e Avokatit të popullit tregon se 47,5 për qind e të punësuarve në administratën shtetërore janë meshkuj, ndërsa 29,4 për qind femra.

Ekziston një ndarje e caktuar e punëve të meshkujve dhe femrave, respektivisht profesione ose sfera të caktuara konsiderohet për meshkuj siç janë punët policore dhe ushtarake, bujqësinë dhe pushtetin lokal, sepse të dhënat tregojnë se atje dominojnë meshkujt.

Femrat, dominojnë në arsim, punë sociale, shëndetësi dhe një pjesë të organeve juridike.

Në një numër më të madh të organeve dhe organizatave të vendeve më të larta udhëheqëse janë të sistemuar meshkuj. Ky konstatim përgjigjet në konstatimet e BE-së se në vendet evropiane femrat janë akoma në numër më të vogël ndodhen në pozicione ku merren vendime, respektivisht në vende më të larta drejtuese.

Femrat janë të sistemuara në vende më të ulëta drejtuese pavarësisht nëse në organe të caktuara dhe organizata janë më në numër dhe në përqindje më të madhe janë me arsim më të lartë se burrat. Edhe krahas angazhimeve të shtetit për krijim të kushteve dhe mundësive për barazi gjinore mes femrave dhe meshkujve, akoma ka mosbarazi në raport mes grave dhe meshkujve, thuhet në informacion.

Avokati i popullit Ixhet Memeti me rekomandime në pikëpamje të krijimit të mundësive të barabarta për femrat dhe meshkujt dhe për zvogëlimin dhe eliminimin e dukurive në dhunën familjare.

Ai porosit që të krijohen kushte ligjore, sidomos praktike dhe mundësi për arritje të barazisë së plotë gjinore, si bazë kryesore për zhvillim të demokracisë në Republikë.

“Të gjitha organet dhe organizatat të bëhen plotësisht koshientë për nevojën e sigurimit të barazisë juridike dhe faktike të femrave dhe meshkujve në të gjitha sferat e jetesës”, thotë Memeti.

Të dhënat e kërkuara, siç informojnë nga Zyra e Avokatit të popullit, janë të dhëna të marra dhe të përpunuara nga gjithsej 628 organe, organizata dhe institucione

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *