Home / Lajme / Maqedoni / Ndalesë e pjesërishme për lëvizje në pyje që të pengohet paraqitja e zjarreve

Ndalesë e pjesërishme për lëvizje në pyje që të pengohet paraqitja e zjarreve

19 korrik-Në takimin e sotëm në MBPEU janë definuar aktivitetet e mëtejshme me qëllim të intensifikimit të masave për parandalim dhe mbrojtje të pyjeve nga zjarret. Kontrollet në terren, siç u theksua, janë përforcuar

Të gjitha subjektet të cilat ekonomizojnë me pyjet të shpallin ndalesë së pjesërishme për shkak të paraqitjes dhe përhapjes së zjarreve pyjore si pasojë e temperaturave të larta dhe vegjetacionit të vrullshëm të thatë, vendosi sot Trupi koordinativ qeveritar për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret.Trupi koordinativ i cili mbajti takim në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave (MBPEU) njëherit i obligoi subjektet kompetente t’i informojnë qytetarët për respektimin e rendit pyjor.”Trupi koordinativ për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret apelon që qytetarët ta respektojnë ndalesën e vendosur të pjesërishme për lëvizje në pyje. Në pajtm me Ligjin për pyje, dënimi për personat fizik të cilët nuk do ta respektojnë ndalesën, gjegjësisht të cilët do të takohen duke lëvizur në pyje pa leje të dhënë nga ana e shfrytëzuesit të pyjeve, lëviz prej 2.000 deri 3.000 euro, ndërsa për personat juridik të cilët nuk kanë ndërmarrë masa për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret është 15 deri 20 mijë euro”, njoftoi MBPEU.Trupi koordinativ i përkujton bujqit se është e ndaluar djegia e hamulloreve. Sipas Ligjit për gjueti dënimi për djegie të hamulloreve, barojave dhe mbeturinave tjera bimore lëviz prej 6 deri 8 mijë euro për personat juridik dhe prej 1,5 deri 3 mijë euro për personat fizik. Përveç dënimeve për kundërvajtjen, kryerësi do të duhet ta paguajë edhe dëmin.Çdo paraqitje eventuale të zjarrit, qytetarët duhet ta paraqesin në linjën e hapur telefonike 02-155-22 në ndërmarrjen publike “Pyjet e Maqedonisë” në stacionet zjarrfikëse, në njësitë e vetqeverisjes lokale, policisë dhe në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim.Në takimin e sotëm në MBPEU janë definuar aktivitetet e mëtejshme me qëllim të intensifikimit të masave për parandalim dhe mbrojtje të pyjeve nga zjarret. Kontrollet në terren, siç u theksua, janë përforcuar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *