Home / Lajme / Maqedoni / Nderohen dëshmorët e Sllatinës

Nderohen dëshmorët e Sllatinës

ish-komandanti i fshatit Sllatinë Mujdin Abazi-Muja, në fjalimin e tij tha se, 23 korriku i vitit 2001, shënon një datë të rëndësishme në kalendarin e përpjekjeve kombëtare, shënon frymën liridashëse të shqiptarëve të këtyre anëve që mishërohen në figurën e përndritur të dëshmorëve të kombit, që mishërohen në figurën e atyre që i dhuruan kësaj përpjekje gjënë më të shtrenjtë, jetën e tyre.

Me shpalosjen e pllakës përkujtimore në qendër të fshatit, homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe me një manifestim përkujtimor, të shtunën pasdite, është shënuar dhjetëvjetori i rënies së dëshmorëve të kombit të Sllatinës, Mirtezan Etemi, Burim Huseini dhe martires së vogël Adelina Arifi. Në këtë përvjetor kanë marrë pjesë krerët më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmeti, kreu i Shoqatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Fazli Veliu, ish-ushtarë të këtij fshati, invalid të luftës dhe familjarë të dëshmorëve nga fshati dhe viset tjera. Pas shpalosjes së pllakës përkujtimore në qendër të fshatit, mban emblemën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe emrat e dëshmorëve, të pranishmit kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Sllatinë. Po ashtu kurora me lule janë vendosur edhe tek varri i dëshmorit Enver Ademi. Ndërkaq, në orët e mbrëmjes në oborrin e shkollës së fshatit është mbajtur edhe një manifestim përkujtimor.

Manifestimin e ka përshëndetur ish-përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Asnjë nga ne nuk luftoi për të marrë të drejtat e dikujt por me të drejtat tona nuk bëmë majtap, sepse janë të drejta të cilat i kemi fituar me gjak, dhe aty ku derdhet gjaku është emblema e UÇK-së dhe është gjaku i dëshmorëve, dëshmorët jo vetëm në vite jubilare dhe vite të rënies ata në kujtesë të kombit duhet qenë përherë” , tha Ahmeti.

Kurse ish-komandanti i fshatit Sllatinë Mujdin Abazi-Muja, në fjalimin e tij tha se, 23 korriku i vitit 2001, shënon një datë të rëndësishme në kalendarin e përpjekjeve kombëtare, shënon frymën liridashëse të shqiptarëve të këtyre anëve që mishërohen në figurën e përndritur të dëshmorëve të kombit, që mishërohen në figurën e atyre që i dhuruan kësaj përpjekje gjënë më të shtrenjtë, jetën e tyre.

“Aspirata e shqiptarëve për të gëzuar lirinë e plotë kombëtare në Maqedoni, ka qenë ëndërr e kamotshme e shumë brezave, e shumë personaliteteve të cilët pandërprerë kanë rrezatuar dinjitet kombëtar. Ky gjakim i përvuajtur merr vulën e vet nga shumë atdhetarë, nga shumë mësues dhe intelektual të profileve të ndryshme, të cilët duke njohur paraprakisht këtë mungesë lirie dhe barazie, tërë jetën e tyre do të vënë në funksion të kombit, në funksion të vlerave kombëtare dhe njerëzore. Pikërisht me këto vlera ishin gatuar idealet e dëshmorëve të kombit të cilët në momentin e duhur, iu përgjigjen ftesës për të sakrifikuar jetën e tyre për të mirën e këtij populli. Të tillë ishin Mirtezani, Shabani, Burimi, ushtarët e devotshëm, që iu përgjigjen me plot përkushtim ftesës për të përçuar nëpër kohëra idealet e lirisë. Ata i lartësuan këto ideale me jetën e tyre, duke mbetur dritë për gjithë ne të btjerët duke u ngritur në piedestalet më të larta të nderimit tonë. Nga ky vend ne themi se gjithnjë do të jemi në frymën e tyre, me ëndrrën e tyre, me sakrificën e tyre, ngase vetëm në këtë mënyrë ne nderojmë flijimin e tyre për një botë më të mirë e më të drejtë, që do të mbetet përgjithnjë trashëgimi e brazve të ardhshëm”, tha Abazi. Para të pranishmëve folën edhe kryetari i shoqatës së veteranëve të Luftës të UÇK-së Fazli Veliu si dhe Nijazi Huseini, prindi i dëshmorit Burim Huesini. Manifestimi është përmbyllur me një program të pasur kulturo-artistik

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *