Home / Lajme / Maqedoni / Ndihmohet familja Adili nga Brodeci i Tetovës

Ndihmohet familja Adili nga Brodeci i Tetovës

6 korrik-“Ne kemi një shoqatë humanitare ndihmë të të varfërve në Kosovë, por humaniteti nuk ka kufi. Ne shprehëm dëshirë me dalë edhe në Maqedoni t’i ndihmojmë ndonjë skamnori dhe në bashkëpunim me shoqatën ‘Mëshira’ që kemi një bashkëpunim të mirë arritëm t’i fillojmë sot themelet në Brodec”, tha Mexhit Idrizi i shoqatës “Ndihmo të varfërit”.

Më në fund edhe familja Adili nga fshati Brodec i Tetovës do kenë kulm mbi kokë, falë ndihmës së shoqatës humanitare “Mëshira” dhe shoqatës “Ndihmo të Varfrit” e mërgimtarëve shqiptarë në Norvegji. Këto dy shoqata vendosën të ndihmonin familjen katër anëtarësh e cila prej vitesh me radhë banonte në një strehë që mezi qëndronte në këmbë.

“Shoqata ‘Mëshira’ në bashkëpunim me shoqatën ‘Të ndihmojmë të varfrit’ e Kosovës, pasi kemi pas një bashkëpunim me të kanë shprehur vullnetin që mjetet për një shtëpi t’i dhurojnë në fshatin Brodec, ne si shoqata e gjetëm familjen dhe do o rrimë prapa çka t’ket nevojë për material ndërtimor”, tha Haki Lushtaku, menaxher i SHKH “MËSHIRA” Tetovë.

Kreu i shoqatës “Ndihmo të varfrit” nga Norvegjia shprehet se ndihma e tyre është përqendruar kryesisht në Kosovë, por në bashkëpunim me shoqatën ‘Mëshira’ ata kanë vendosur që të ndihmojnë në ndërtimin e dy shtëpive për të varfrit edhe në Maqedoni.

“Ne kemi një shoqatë humanitare ndihmë të të varfërve në Kosovë, por humaniteti nuk ka kufi. Ne shprehëm dëshirë me dalë edhe në Maqedoni t’i ndihmojmë ndonjë skamnori dhe në bashkëpunim me shoqatën ‘Mëshira’ që kemi një bashkëpunim të mirë arritëm t’i fillojmë sot themelet në Brodec”, tha Mexhit Idrizi i shoqatës “Ndihmo të varfërit”.

Shtëpia e familjes Adili nga Brodeci i Tetovës, themelet e të cilës janë hedhur dje, pritet që brenda dy muajve të jetë e kompletuar shprehen drejtuesit e shoqatave.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *