Home / Lajme / Maqedoni / Në Çair, burri vret gruan

Në Çair, burri vret gruan

Shkup, 11 korrik -Pas një zënke, M.S. ka nxjerrë rovelon duke e qëlluar me një plumb në kokë bashkëshorten e cila më vonë në Spitalin e Shkupit ka ndërruar jetë nga plagët e marra

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Rrugën Qemal Sejfulla në Çair të Shkupit, 42 N.S. është vrarë nga bashkëshorti i saj, pas një zënke familjare. M.S. pas zënkës ka nxjerrë revolen dhe me një plumb në kokë ka qëlluar bashkëshorten.

E plagosura është dërguar në spital, por ndihma e mjekëve ka qenë e kotë, ajo ka ndërruar jetë. Në orën 6 e 30 të mëngjesit, mjekët e kanë lajmëruar rastin në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Policia e ka zbuluar dhe arrestuar bashkëshortin-vrasës.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *