Home / Lajme / Maqedoni / Në gjah pas vjedhësve të rrymës

Në gjah pas vjedhësve të rrymës

Sipas të dhënave të deritanishme të dokumentuara, informoi sot në konferencën për shtyp zëdhënësi i MPB-së, Ivo Koteski, të dyshuarit siç supozohet, nga fillimi i vitit 2011, kanë kryer vjedhje të rrymës me hapje të paautorizuar të matësve elektrikë dhe e kanë pamundësuar regjistrimin e përgjithshëm të energjisë. Ai përmendi se bëhet fjalë për vepër penale për të cilën është paraparë dënim me burg deri tre vjet.

Ministria e Punëve të Brendshme, në koordinim dhe pas denoncimit për dëm të shkaktuar ndaj SHA EVN- Maqedoni, zbuloi dhe sanksionoi nëntë persona të dyshuar për vjedhje të energjisë elektrike.

Janë parashtruar tetë akuza kundër nëntë peronave të dyshuar të moshës prej 27 deri në 61 vjeç nga disa lagje të Shkupit, për kryerje të veprës penale “vjedhje”, me çka e kanë dëmtuar EVN-në, në vlerë prej një milion denarë.

Sipas të dhënave të deritanishme të dokumentuara, informoi sot në konferencën për shtyp zëdhënësi i MPB-së, Ivo Koteski, të dyshuarit siç supozohet, nga fillimi i vitit 2011, kanë kryer vjedhje të rrymës me hapje të paautorizuar të matësve elektrikë dhe e kanë pamundësuar regjistrimin e përgjithshëm të energjisë. Ai përmendi se bëhet fjalë për vepër penale për të cilën është paraparë dënim me burg deri tre vjet.

Lençe Karpuzovska, udhëheqëse e sektorit për komunikim me EVN-Maqedoni, potencoi se nga ky lloj i vjedhjes, kompania ka humbje prej tre milionë eurove në nivel vjetor.

Aksioni është zbatuar në rajonin e Shkupit, por MPB paralajmëron se me temp të përforcuar do të realizohet në të gjithë territorin e Republikës të Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *