Home / Lajme / Maqedoni / Në Maqedoni qytetarët më pak japin mito

Në Maqedoni qytetarët më pak japin mito

15 korrik-Në Maqedoni qytetarët më pak japin mito dhe kanë përvojë me korrupsionin nga qytetarët e vendeve të tjera të rajonit të Evropës Juglindore, bën të ditur një hulumtim i realizuar nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS).

Në Maqedoni qytetarët më pak japin mito dhe kanë përvojë me korrupsionin nga qytetarët e vendeve të tjera të rajonit të Evropës Juglindore, bën të ditur një hulumtim i realizuar nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS).

Sipas hulumtimit, në Maqedoni 10,8 për qind e qytetarëve kanë pasur ndonjë rast të ballafaqohen me korrupsion në administratën shtetërore, ndërsa me mitdhënie konkrete janë ballafaquar 6,2 për qind, të cilët kanë dhënë para për të kryer shërbimet e tyre.

Sipas hulumtimit të prezantuar sot, pagesa më e lartë e mitos ka qenë 470 euro, por jozyrtarisht bëhet e ditur për pagesën edhe të shumave më të larta, që realizohen nëpërmjet formave të ndryshme. Më së shumti ofrohet mito për mjekët, policët dhe profesorët. Të preferuar për mito janë edhe shërbimet e kadastrave.

Në të shumtën e rasteve, mitdhënia shkon me para, edhe ate 45 për qind, ndërsa pjesa tjetër në ushqime dhe pije. Hulumtimi bën të ditur se qytetarët nuk e vlerësojnë miton si kriminalitet, por si diçka që duhet të bëjnë për të kryer shërbimet e tyre.

Hulumtimi bën të ditur se në vendet e tjera të rajonit qytetarët përballen në masë të madhe me këtë dukuri të korrupsionit. Ndërkohë, zonat ku më e theksuar është mitdhënia në Maqedonia është ajo e pjesën e Shkupit dhe atë juglindore, ndërsa më pak në pjesën jugperëndimore, Pollog dhe Pellagoni. Hulumtimi i ESHS-së u realizua vitin e kaluar në kuadër të projektit “Korrupsioni në vendet e Ballkanit Perëndimor”, dhe në të u përfshinë mbi 3,500 të anketuar

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *