Home / Lajme / Maqedoni / Nënkryetarët votohen të martën

Nënkryetarët votohen të martën

9 korrik-Në të njëjtën seancë, të martën pritet të verifikohen edhe mandatet e dy deputetëve të rinj që vijnë pas dorëheqjes së Nikolla Gruevskit dhe Goran Trajkovskit, nga funksioni i deputetit.

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, për të martën ka konvokuar seancën e tretë parlamentare, ku pritet të votohen propozimet për nënkryetarët e Parlamentit, Suzana Saliu nga BDI, Jani Makraduli nga LSDM-ja dhe Svetllana Jakimovska nga VMRO-DPMNE.

Në të njëjtën seancë, të martën pritet të verifikohen edhe mandatet e dy deputetëve të rinj që vijnë pas dorëheqjes së Nikolla Gruevskit dhe Goran Trajkovskit, nga funksioni i deputetit.

Dy deputetët e rinj janë Suzana Anova dhe Stevce Trpkovski. Në rend të ditës të martën janë edhe propozim vendimet për zgjedhjen e kryetarëve, nënkryetarëve dhe anëtarëve të Komisioneve parlamentare.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *