Home / Sport / Pa tifoz mysafir në ndeshjet Shkëndija-Partizani???

Pa tifoz mysafir në ndeshjet Shkëndija-Partizani???

Mediat serbe bëjnë me dije se të dyja ndeshjet e rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve mes Shkëndijës së Tetovës dhe Partizanit të Beogradit nuk do të ketë tifozë të skuadrës mysafire.

Marëveshja që në ndeshjet ën Beograd më 13 korrik dhe në Shkup më 19 korrik të mos ketë udhëtim të organizuar të tifozëve është arritur në mbledhjen mes përfaqësusve të të dyja skuadrave dhe përfaqësuesve të të Federatave të futbollit të Maqedonisë dhe Serbisë. Mbledhja është mbajtur të ejnten në zyrat e FK Partizanit në Beograd, ndërsa e njëjta ka zgjaur më shumë se tre orë. Shkëndijën në këtë mbledhje e kanë përfaqësuar drejtori finansiar Jusuf Iljazi dhe komesari për siguri Bekim Azizi, ndërsa Partizani përfaqësohej nga sekretari i përgjithshem Darko Grubor. Grubor për mediat serbe ka thënë se bardhëezinjtë do të apelojnë deri te tifozët e tyre që të mos udhëtojnë për ndeshjen e dytë në Shkup, ndërsa pritet që të njëjtën gjë nga tifozët e tyre ‘Ballistët’ të kërkojnë edhe drejtuesit e Shkëndijës.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *