Home / Lajme / Maqedoni / ‘Pajtohen” policia dhe shërbimi i Merimangës

‘Pajtohen” policia dhe shërbimi i Merimangës

Tetovë, 5 korrik-Ditë më parë këta dy institucione kanë hedhur akuza në adresë të njëra tjetrës. Nga shërbimi i merimangës që është në kompetencë të komunës së Tetovës janë ankuar se policia nuk shkon në asistencë kur është e nevojshme të largohen veturat e parkuara keq, ndërsa nga policia kanë thënë se ky është vetëm një justifikim për shkak të automjeteve me defektë të shërbimit të merimangës

Janë tejkaluar mosmarrëveshjet mes Merimangës dhe Policisë së Tetovës. Pas ankesave në adresë të njerë tjetrës sërish janë është vërejtur automjeti i Merimangës në rrugët e qytetit në shoqërim të pjesëtarëve tëPolicisë. Ditë më parë këta dy institucione kanë hedhur akuza në adresë të njëra tjetrës. Nga shërbimi i merimangës që është në kompetencë të komunës së Tetovës janë ankuar se policia nuk shkon në asistencë kur është e nevojshme të largohen veturat e parkuara keq, ndërsa nga policia kanë thënë se ky është vetëm një justifikim për shkak të automjeteve me defektë të shërbimit të merimangës. Ndërkaq, në rrugët e Tetovës sërish janë vërejtur merimanga dhe policia të cilët largojnë vetura të parkuara keq në rrugë. Nga të dy këta institucione pohojnë se prioritet ngelet shërbimi ndaj qytetarëve, sigurimi I një komunikacioni më pak të stërngarkuar dhe siguria e qytetarëve.(Urim Hasipi)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *