Home / Lajme / Maqedoni / Paralajmërohen lokalet e natës

Paralajmërohen lokalet e natës

12 korrik-Policia rikujton se dënimi për këtë lloj kundërvajtje është prej 200 deri në 500 euro. Dënimi për person juridik është prej 500 deri në 1000 euro dhe plus 200 deri në 500 euro për personin përgjegjës të subjektit juridik. Dënim prej 500 deri në 800 euro do ti shqiptohet edhe tregtarit-individit i cili zhvillon veprimtari tregtare nëse nuk ka marrë asnjë masë konktrete që të pengojë prishjen e rendit dhe qetësisë publike në objektin e tij, njofton Policia e Tetovës.

Edhe këtë verë në më shumë raste në lokalet ae natës në Tetovë dhe Gostivar, sidomos në kaffe dhe disko klube, prishet rendi dhe qetësia publika duke lëshuar me zë të lartë muzikë në orët e vonshme të natës.

Në këtë drejtim, në mënyrë të drejtpërdrejtë shqetësojnë qytetarët të cilët jetojnë në afërsi të këtyre klubeve të natës. Kjo ka të bëjë me objektet të cilët janë të vendosur në katet përdhesë afër këtyre vendeve ku lëshohet muzikë me zë të lartë.

Duke pasur parasysh se kjo dukuri përsëritet edhe këtyre ditëve në masë të madhe në Tetovë, SPB-ja i paralajmëron pronarët e këtyre lokaleve, por edhe qytetarëve tjerë që të përmbahen nga shfrytëzimi i instrumenteve të ndryshme muzikore me zë të lartë ndërmjet orës 15 dhe 18 dhe prej orës 23 deri në orën 6 të mëngjesit.

Për çdo paraqitje të prishjes së rendit dhe te qetësisë publike në këtë periudhë e cila do të vërtetohet me pajisje adekuate Fonometër, do të përgatitet dhe do të inicohet procedura për kundërvajtje penale.

Policia rikujton se dënimi për këtë lloj kundërvajtje është prej 200 deri në 500 euro. Dënimi për person juridik është prej 500 deri në 1000 euro dhe plus 200 deri në 500 euro për personin përgjegjës të subjektit juridik. Dënim prej 500 deri në 800 euro do ti shqiptohet edhe tregtarit-individit i cili zhvillon veprimtari tregtare nëse nuk ka marrë asnjë masë konktrete që të pengojë prishjen e rendit dhe qetësisë publike në objektin e tij, njofton Policia e Tetovës.

Sipas policisë, gjatë këtij dhe muajit të ardhshëm do të shpeshtojë kontrollet në objektet hotelerike para se gjithash tek ata që e prishin rendin dhe qetësinë publike. (U.H)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *